Në Prishtinë sot është hapur panairin Ndërkombëtar i Turizmit Në këtë panair do të marrin pjesë njëzet e pesë kompani të ndryshme të turizmit, qëllimi i këtij panairi është që turizmi të ndikonjë në zhvillim ekonomik dhe në përmirësimin e imazhit të vendit.
Hikmete Bajrami ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, tha se ngjarjet e tilla kanë ndikim në zhvillimin e turizmit dhe në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.
Ministrja Bajrami, ndër të tjera tha: “Kosova e dimë të gjithë që ka potencial për zhvillimine turizmit malor, alpinizmit, atij kulturor, bazuar në trashëgiminë historike kulturore, po ashtu ekzistojnë edhe potenciale për zhvillimin e turizmit rural, ekologjik dhe turizmit alternativ. Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, krijimin e linjave ajrore me shtetet e rajonit dhe më gjerë, po krijon mundësi për zhvillimin e turizmit ndërkufitar”.
Ndërsa, Safet Gergjaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se turizmi ndërton ura por sot këto ura kanë një rëndësi shumë më të madhe se sa ajo ekonomike./21MEDIA
