Objekt gjigant, që mori jetën e një njeriu gjatë ndërtimit dhe po rrezikon edhe shëndetin dhe jetët e stafit prokurorial e gjyqësor, për shkak të defekteve të lëna, është bërë objekt hetimi në prokurori.
Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetime për Pallatin e Drejtësisë, kjo vijë pasi Bashkimi Evropian, si investitori kryesor ka kërkuar hetime për projektin 30 milionësh të ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë, për shkak të aksidenteve që nuk po kanë të ndalur në këtë objekt.
Nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe e Përfaqësuesit Special i BE-sëkanë thënë se po mbledhin të dhënat rreth situatës me projektin e kësaj ndërtese.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Asllan Rusinovci, ka thënë se pavarësisht hetimeve që kanë nisur shëndeti i njerëzve po rrezikohet dhe politika po ndikon për t’u heshtur rastet.
Ministria e Administratës Publike nuk ka treguar nëse i ka marrë seriozisht shqetësimet dhe kërkesën për raport hetues të Bashkimit Evropian. Krejt çka ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie Zeqir Bekolli është se objekti ndodhet në periudhën e garancionit. “Eliminimin e defekteve e ka për detyrë ta bëjë kryesi i punimeve. Ata janë të pranishëm në ndërtesën e Pallatit të Drejtësisë”, ka thënë Bekolli./ 21MEDIA
