Sali thotë se provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe mori dritë jeshile nga Qeveria: E premtuam, po e realizojmë

TË FUNDIT

Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka kaluar në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, thotë zëvendëskryeministri Bekim Sali, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi këtë si realizim të një të drejte të pritur prej 35 vitesh.

“Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po bëhet realitet! Sot, në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjit iu dha drita e gjelbër! Pas 35 vitesh pritje, një e drejtë e merituar po bëhet realitet. E premtuam, punuam dhe po e realizojmë!”, tha Sali.