Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş, përcjell TV21. Përmes një njoftimi, Mexhiti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat i karakterizojnë lidhjet e hershme kulturore dhe bashkëpunimi institucional.
Ai shprehu vlerësimin për kontributin e institucioneve turke në vend dhe tha se pret që gjatë mandatit të ambasadorit të ri të thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy shteteve. Mexhiti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe i uroi sukses në misionin e tij diplomatik.
