Si pjesë e aktiviteteve në kuadër të ‘Javës për Personat e Pagjetur’, sot do të vazhdojnë homazhe dhe vizita në Klinë, Pejë dhe Deçan.
Rasim Selmanaj kryetari komunës së Deçanit me bashkëpunëtorë pret në takim,kryetarin e Komisionit qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj, me një delegacion.
Pastaj, janë paraparë edhe homazhe te Memorialit i personave të zhdukur në fshatin Pobergj, homazhe në fshatin Beleg, në “Kompleksin Memorial’’ në qendër të fshatit, si dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit ’’ në Gllogjan.
Këto homazhe janë organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, dhe Shoqatat Familjare të Personave të Zhdukur.
Tani më janë bërë 16 vite që nga përfundimi i luftës dhe ende vazhdon të mos dihet fati i më shumë se 1650 të zhdukur nga forcat paramilitare serbe. /21MEDIA
