Carlos Tevez ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me një rikthim te Boca Juniors në një të ardhme të afër.
31-vjeçari ka qenë figurë kyçe te Juventusi në garën për titullin katërt radhazi, por ka ngritur dyshime për të ardhmen, duke thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën në Argjentinë.
Megjithatë tash ai thotë se spekulimet për largim të tij gjatë verës janë të pavërteta dhe se ai për momentin është i fokusuar për të mbyllur sezonin me Bianconerët.
“Nuk ka asgjë sa i takon Boca Juniors. Mediat flasin shumë së fundmi”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.
“Më parë do të shijoja jetën time te Juventusi dhe do të qëndroja i përqendruar në objektivat tona. Tash ne duhet të luftojmë deri në fund pasi nuk kemi fituar ende asgjë”.
“Ne jemi të ngazëllyer që jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ende ka shumë ndeshje dhe duhet të jemi të fokusuar deri në fund”, ka shtuar argjentinasi.
