Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar sonte se deri më tani asnjë fakt apo dëshmitarë me informata kredibile nuk është prezantuar para organeve të rendit në Gjakovë sa i përket asaj që po flitet në rrjetet sociale të kinse “kidnapimeve” të cilat kanë ndodh ose po vazhdojnë të ndodhin në këtë komunë.
Ajo bënë me dije se Policia e Kosovës, Drejtoria në Gjakovë, janë në mobilizim të plotë duke e përcjellë situatën.
Sot gjatë ditës ishte sajuar rrëfimi se si “rreth një shkolle fillore në qytet ka carkulluar një xhip i zi me targa të Shqiperisë dhe se si paska tentuar të kidnapojë fëmijë”!/21 Media
