Jahjaga e Haradinaj diskutojnë për veteranët

TË FUNDIT

Pas letrës së ish komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, drejtuar kryetarit të Komisionit për Veteranet, Presidentes Jahjaga e Kryeministrit Mustafa, ku kishte kërkuar përfshirjen në lista të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në luftë, ai sot më të njejtën kërkesë ka trokitur në dyert e Presidentes së vendit.

Megjithëse, në takimin që Haradinaj pati më Presidenten nuk u dhanë detaje, në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e kësaj të fundit thuhet se “Jahjaga e theksoi nevojën që të gjitha palët dhe institucionet të punojnë bashkërisht në respektimin e ligjit, kritereve dhe specifikave të zonave për të siguruar një proces gjithëpërfshirës që njeh dhe vlerëson meritat e secilit qytetar të Kosovës të angazhuar në përpjekjet tona për liri”, thuhet në komunikatën për media. / 21MEDIA