Përkthimet letrare si diplomaci kulturore

TË FUNDIT

Në vazhdën e aktiviteteve kushtuar Ditës ndërkombëtare të librit , sot në Qendrën informative dhe kulturore të BE-së u mbajt konferenca përmbyllëse, në të cilën u diskutua për përkthimet letrare si diplomaci kulturore. Qëllimi i kësaj konference ishte vetëdijesimi i shoqërisë për rëndësinë e botimit dhe krijimin e vlerave për të cilat kjo shoqëri ka nëvojë shumë.

Shkrimtarja angleze Elizabete Gowing paraqiti përshtypjen se njerëzit në Kosovë, për dallim nga vendlindja e saj, nuk lexojnë. Ajo tha se kur shkon në vendlindje, në Angli, në momentin kur hip në autobus, i sheh të gjithë njerëzit duke lexuar, ndërsa kur vjen në Kosovë, qoftë në aeroplan, në aeroport apo edhe në autobus, të gjithë njerëzit flasin me njëri-tjetrin, gjë që, sipas saj, lë të kuptohet se në Kosovë njerëzit nuk lexojnë.

Shkrimtari Albatros Rexhaj tha se përkthimi, depërtimi i letërsisë sonë në botën e jashtme , është në interes të secilit artist individualisht, por edhe në interes tonin si shtet i ri dhe si një pjesë e trungut kulturor shqiptar. Ne si Kosovë, sipas tij, jemi shtet i pavarur, megjithatë kulturalisht jemi pjesë e trungut kulturor shqiptar, sepse nuk ekziston letërsi e Kosovës, porse ekziston letërsi shqipe e cila kultivohet në Kosovë.

Ndërsa Ndue Ukaj e kundërshtoi shkrimtarin Rexhaj, duke thënë se përkthimi është shumë i rëndësishëm sepse po të mos ishte përkthimi ne nuk do të mund t’i lexonim veprat e letërsisë botërore të shkrimtarëve të mëdhenj.

Tryeza e sotme, me temë “Përkthimi si diplomaci kulturore”, përmbylli aktivitetin njëjavor të Qendrës Informative dhe Kulturore të Zyrës së BE-së në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Librit. Në kuadër të kësaj, u organizuan një sërë manifestimesh, si ekspozitë, lexime letrare, punëtori me nxënës dhe debate mbi tema të ndryshme nga sfera e letërsisë dhe artit.