Historianët e Deçanit: Albin Kurti po gënjen

TË FUNDIT

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklarate për media, i reagon ashpër ish kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tije në emisioni Rubikon të KTV-së, në lidhje me shkarkimin e ish Ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq.

Ky është reagimi i plotë:

“LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i rikujton ish Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, se ishte pikërisht Kryesia e LHK “Ali Hadri”dega në Deçan, e cila me së shumit është angazhuar në shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç.

Për hire të opinionit po i rikujtojmë ish Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, ka qenë i vetmi subjekt në Kosovë, i cili ia dërguar letër në Zyrën e Kryeministrit Mustafa për shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç. Kërkesa e jonë për shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç është dorëzuar me 12 janar 2015.

Po ashtu, publiku i jonë është i njohur edhe për reagimin që e kemi bërë kundër deklaratës së ish Ministrit Jabllanoviç dhe letrën e hapur drejtuar Kryeministrit Akademik Isa Mustafa me 14 janar 2014, ku prapë është kërkuar shkarkimi ish Ministrit Jabllanoviç.

Është shumë e vërtetë se Lëvizja Vetëvendosje, e ka keq përdorur presionin e ardhur nga qytetarët dhe organizatat e tjera, duke bërë vandalizëm mbi institucionet tona.

Është shumë turperues se ish Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit të gënjyen në opinion”.