(23.50-e plotësuar) Më heret ishte bërë e ditur se mbi Saraj të Shkupit ka fluturuar një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në kërkim sic thuhet ” të 50 personave të armatosur që kishin hyrë në këtë lokalitet e të ardhur nga Kosova”.
Zhurnal.mk ka siguruar enkas fotografinë nga momenti kur helikopteri i MPB fluturon mbi Saraj.
——————-
Sonte aksion policor edhe në Saraj të Shkupit
(23.00 – e plotësuar) Ministria e punëve të brendshme e Maqedonise sonte ka filluar nje aksion n[ Saraj te Shkupit. Sipas burimeve nga MPB, “rreth personat gjatë ditës së sotme janë futur në rajonin e komunës Saraj e te cilet kanë hyrë nga ana e Kosovës.”
Burime të “Zhurnal” pohojnë se në MPB të Maqedonisë është ndezur alarmi se në ora 15.30 minuta rreth 50 persona kanë hyrë në një prej fshatrave të komunës Saraj të Shkupit.
Qytetarët e rajonit të Dërvenit kanë shprehur shqetësimin se mund të ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi në Gushincë.
————–
Sot pasdite, ka ndodhur një aksion policorë në Kumanovë me çrastë janë arrestuar tre persona. Bëhet fjalë për vëllezërit Rexhepi, njëri prej tyre gjegjësisht Rexhep Rexhepi është veteran i tre luftërave asaj të UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-së. Rexhepi është edhe invalid i luftës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit e tij, Shefket Rexhepi dhe një tjetër i cili është inspektor i policisë.
Familjarët e të arrestuarve thonë për Alsat-M, se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve.
Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, mirëpo informata më të hollësishme kanë paralajmëruar gjatë ditës së nesërme,raporton Alsat-M.

