PPD reagon kundër aksioneve policore: Skenare për defokusimin e krizës politike!

0

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) reagoi sot kundër aksioneve të fundit poliore në rajonin e Shkupit  dhe Kumanovës.

Sipas kësaj partie, është papërgjegjësi dhe keqpërdorim i forcës së pushtetit kur zhvillohen trysni dhe tortura ndaj popullatës e cila siç thuhet është e thelluar në skamje dhe varfëri,për shkak të krizës në vend.

PPD thekson  se nuk ka mëdyshje se ky aksion u realizua me ndonjë marrëveshje të protagonistëve të krizës, me synim për të defokusuar vëmendjen e opinionit dhe zhvatjen e realizimit të marrëveshjes së Përzhinos,e cila parasheh që deri me datë 20 Tetor MPB të ketë Ministër të ri,  që sipas kësaj partie,  nuk do të jetë vetëm edhe një i dëgjueshëm i duetit farefisnor Gruevski-Mijallkov.

PPD-ja reagon edhe kundër taktizimeve të VMRO-së për bllokimin e funksionimit të Prokurorisë Speciale. Kjo parti i bën thirrje faktorëve politik, posaçërisht siç thuhet krerëve të pushtetit aktual nga VMRO dhe BDI,të mendojnë mirë para se të krijojnë kriza të reja.

 

Fluksi i refugjatëve në Maqedoni – 2555 refugjatë gjatë 24 orëve të fundit

0

Gjatë 24 orëve të fundit, janë  dhënë gjithsejtë 2.555 vërtetime për refugjatë, që kanë hyrë në Maqedoni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme,  1.356 refugjatë të regjistruar janë nga Siria, 791 nga Afganistani, 271 nga Iraku  dhe të tjerët nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Në mesin e tyre janë 133 fëmijë që kanë udhëtuar pa prindër.

Ndërsa nga 19 qershori deri më sot,  janë regjistruar mbi 145 mijë refugjatë, që janë pajisur me leje qëndrim të përkohshëm, të  cilët më pas kanë vazhduar drejt Serbisë.  Mbi 101 mijë prej tyre janë nga Siria, 23 mijë nga Afganistani dhe nga vendet e tjera afrikane dhe aziatike.

 

LSDM: nuk ka bisedime pa respektimin e Prokurores Speciale!

0

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot njoftoi se negociatat mes katër partive për çështje të hapura nuk do të vazhdojnë, derisa nuk respektohet dhe zbatohet Ligji për Prokurorinë Speciale, gjegjësisht nuk zgjidhen prokurorët e propozuar.

Sipas kësaj partie, Këshilli i prokurorëve publik ka për obligim ta respektojë ligjin dhe t’i mundësojë Prokurorit publik special ta kompletojë ekipin e bashkëpunëtorëve në pajtim me autorizimet ligjore.

Nga LSDM-ja kërkojnë takim urgjent të katër partive dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për shkak të shkeljes së Ligjit për Prokurori publike speciale.

Në fund të reagimit kërkohet që Prokurores Publike t’i mundësohet kryerja e detyrës së saj në mënyrë të pavarur me pajtim me autorizimet ligjore, që është në interes të ardhmërisë dhe perspektivës të Republikës së Maqedonisë.

 

Prishtinë: “Spartaku” – premierë e Baletit të Kosovës(VIDEO)

0

Një nga shfaqjet më të vështira dhe prestigjioze në skenat botërore, “Spartaku” është inskenuar edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga trupa e Baletit të Kosovës. Kjo shfaqje nga balerinët u cilësua si një nga më të vështirat që ata kanë inskenuar, mirëpo sipas tyre shpërblimi për këtë punë të mundimshme u dha nga duartrokitjet e gjata të publikut në fund të shfaqjes./21 Media

Tajlanda përkrah Kosovën në UNESCO

0

Zëvendësministri i puneve te jashtme te Kosoves, Petrit Selimi është pritur nga Shkëlqesia e Tij, Virasakdi Futrakul, i cili shërben njëherësh si zëvendësministër i Jashtëm i Tajlandës, këshilltar për Punë të Jashtme i kryeministrit dhe anëtar parlamenti.

Selimi potencoi fushat e mundshme të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe kërkoi që Tajlanda, si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, të votojë anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendësministri Futrakul e përshëndeti progresin që Kosova ka shënuar në vitet e fundit dhe bëri me dije se Tajlanda do të votojë Kosovën në UNESO. Ai gjithashtu ftoi që dy qeveritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Zyrtarët e dy vendeve u pajtuan për një seri marrëveshjeve bilateral që mund të nënshkruhen në muajt në vijim.

Javën e ardhshme, pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për rekomandimin që Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të votojë përfundimisht anëtarësimin e Kosovës në fillim të nëntorit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO në verë të këtij viti.

Stros -Kan akuzohet për mashtrim nga një ish bankier i Maqedonisë

0

Prokuroria në Paris ka hapur hetim paraprak kundër Dominik Stros-Kan për mashtrim dhe keqpërdorim të të mirave materiale, në rastin me ndërmarrjet e tij për investime LSK me seli në Luksemburg, e cila ka falimentuar.

Padia kundër ish drejtorit të FMN-së dhe ish ministrit në Qeverinë e Francës, siç pubikoi sot radioja franceze publike Frans Inter, është parashtruar nga një ish bankier i Maqedonisë.

Sipas disa raporteve, Stros -Kan posedon 15 për qind të armiqve në LSK me ndërmjetësim të një ndërmarrjeje tjetër Parnas Internasional. Kundër tij paraprakisht është ngritur padi edhe nga një ish-aksioner i LSK-së, Zhan -Fransoa Ot, drejtor i firmës të patundshmërive nga Luksemburgu Orko Prporeti Grup, e cila humbi 500.000 euro  të investuara në grupin e Dominik Stros-Kan.

LSK, respektivisht Dominik Stros-Kan ka dashur që ta krijojë një Fond për spekulime me 2 miliardë euro por firma ka denoncuar falimentim në nëntor të vitit 2014, disa javë pas vetëvrasjes në Tel-Avi të themelusit të saj dhe drejtorit Tjeru Lejn. Humbjet prej 100 milionë eurosh tani kërkohen nga 156 kreditorë nga disa vende.

Dominik Stros-Kan e ka lëshuar presidencën e LSK-së disa ditë para falimentimit të Fondit. Ai gjatë kësaj sqaroi se Tjeru Lejn ha hyrë në “strategji të borxheve të tepruara dhe se me siguri i ka humbur investimet dhe se asnjëherë nuk është paguar”. Sipas Frans Inter, avokati i Dominik Stros-Kan, Zhan Veil, konfirmoi se klienti i tij nuk ka pasur “rol operacional” dhe se edhe vetë ai është mashtruar në këtë aferë.

Janeva kërkon që ndihmësit e përzgjedhur të mos japin deklaratë solemne

0

Prokurorja publike speciale Katica Janeva kërkoi që shtatë prokurorët e përgzjedhur të mos japin deklaratë solemne me rastin e përzgjedhjes së tyre për shkak se, siç thotë, akti i këtillë do të ishte vetëm konfirmim i vendimit të këshillit, e cila është në kundërshtim me Ligjin për prokurori publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve.

“E falenderoj Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për ftesën që të marr pjesë në dhënien e deklaratës solemne të prokurorëve publikë, të cilët duhet të jenë pjesë e ekipit, i cili është propozuar nga ana ime. Në këtë kontekst, duke iu referuar ftesës së parashtruar nga ana e Këshillit, në konsultim me një pjesë të ekipit të prokurorëve publikë, të cilët janë përzgjedhur dhe duke e pasur parasysh qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e Këshillit, u rekomandojmë që të mos e pranojnë ftesën e Këshillit të prorkurorëve publikë dhe të mos japin deklaratë solemne me rastin e përzgjedhjes së tyre për shkak se akti i këtillë do të ishte vetëm konfirmim i vendimit të Këshillit, që është në kundërshtim me Ligjin për Prokurorinë Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes ilegale të komunikimeve”, thotë Janeva në kumtesën e sotme për mediat.

Ajo kërkon që Këshillit i Prokurorëve Publikë i Republikës së Maqedonisë, të caktojë seancë dhe ta përzgjedhë ekipin e prokurorëve publikë i propozuar nga ajo, konform Ligjit për prokurori publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve.

Janeva ka shprehur falenderim për mbështetjen e plotë që e ka nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, nga partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, nga deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga faktorët ndërkombëtarë të cilët marrin pjesë në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, nga mediat, si dhe nga gjithë populli i Maqedonisë që dëshiron të jetojë në një shtet juridik.

Lëvizja “Uniteti”: Të formohet asociacion i komunave shqiptare në Maqedoni!

0

Pas tentimeve për formim të asociacionit të komunave të komuniteteve jo-shumicë në Luginë të Preshevës dhe në Kosovë, edhe në Maqedoni paraqitet një nismë e tillë. Lëvizja “Uniteti” mbrëmë shpalosi propozimin e saj për krijimin e “Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoni” në prani të një pakice njerëzish në shesh të Tetovës.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizje tha se, duke u bazuar në krijimin e asociacionit të komunave ne Kosovë, u lindi ideja që edhe këtu të krijohet e njëjta. Sipas tij, numri i shqiptarëve në Maqedoni është 7 herë më i madh se i numri i serbëve në Kosovë, dhe për këtë arsye është dashur që këto ndryshime të fillonin këtu. “Pasi një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare e pa të arsyeshme që të ja imponojë Kosovës një zgjedhje të tillë, ne menduam që duke qenë se komuniteti ynë shqiptar këtu në Maqedoni , është rreth 7 herë më i madh në shifra në aspektin demografik se sa  komuniteti serb në Kosove, ishte më e udhës që këtu fillimisht të aplikoheshin modele të tilla”, theksoi Valon Kurtishi, aktivist i kësaj lëvizjeje.

Ai gjithashtu deklaroi se Lëvizja ka hasur dhe do të hasë në sfida, mirëpo, sipas tij, nuk është e udhës që ky projekt të ngecë. Kurtishi thekson se do të vazhdojnë me këtë nismë deri në realizimin e saj. “Ka pasur presione të ndryshme dhe do të ketë presione të ndryshme , po kjo nuk do të thotë që ne do të dorëzohemi që pa filluar mirë. Misioni është i qartë, objektivat janë të përcaktuara qartë, do të punohet që të arrihen këto objektiva”, thotë Kurtishi.

Përfaqësuesi i kësaj nisme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkëngjiten dhe të përkrahin këtë projekt. Ai shpreson të hasë në mirëkuptim nga qytetarët, pasi që e gjithë kjo, sipas Kurtishit, bëhet në të mirë të tyre.

Besian Leka

Orav: 20 tetori po afrohet, çdo gjë duhet të realizohet në afat!

0

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav  ka përcjellë sot mesazhe për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ai theksoi se partitë politike nuk kanë kohë për të humbur dhe duhet të implementojnë Marrëveshjen e Përzhinos.

Sipas tij, data e 20 tetorit po afrohet, dhe shumë punë që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos duhet të realizohen. Ai tha se nuk ka mbetur shumë kohë dhe se të gjitha punët duhet të realizohen sipas afateve të përcaktuara. Ambasadori evropian këto komente i bëri sot gjatë shënimit të 20 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Maqedonisë me 19 shtete.

 

Lëvizja Besa: Aksionet në Kumanovë, heqje e vëmendjes nga ngërçi politik!

0

Pas aksionit policor në Kumanovë dhe Shkup reagoi edhe Lëvizja BESA. Sipas këtij subjekti politik, këto aksione të policisë kanë si cak popullin shqiptar dhe se po realizohen për të defokusuar vëmendjen nga ngërçi politik.

Lëvizja BESA bëri thirrje që të mos lejohet tensionimi i situatës dhe, siç thuhet në reagim, të krijohen skenarë të reja. Nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që të ndihmojë në në parandalimin e incidenteve të këtilla, që, sipas Lëvizjes Besa shkojnë në dëm të bashkëjetesës së komuniteteve në Maqedoni, por edhe në dëm të ardhmërisë euro-integruese të vendit.