Gjatë 24 orëve të fundit, janë dhënë gjithsejtë 2.555 vërtetime për refugjatë, që kanë hyrë në Maqedoni.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 1.356 refugjatë të regjistruar janë nga Siria, 791 nga Afganistani, 271 nga Iraku dhe të tjerët nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
Në mesin e tyre janë 133 fëmijë që kanë udhëtuar pa prindër.
Ndërsa nga 19 qershori deri më sot, janë regjistruar mbi 145 mijë refugjatë, që janë pajisur me leje qëndrim të përkohshëm, të cilët më pas kanë vazhduar drejt Serbisë. Mbi 101 mijë prej tyre janë nga Siria, 23 mijë nga Afganistani dhe nga vendet e tjera afrikane dhe aziatike.
