Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot njoftoi se negociatat mes katër partive për çështje të hapura nuk do të vazhdojnë, derisa nuk respektohet dhe zbatohet Ligji për Prokurorinë Speciale, gjegjësisht nuk zgjidhen prokurorët e propozuar.
Sipas kësaj partie, Këshilli i prokurorëve publik ka për obligim ta respektojë ligjin dhe t’i mundësojë Prokurorit publik special ta kompletojë ekipin e bashkëpunëtorëve në pajtim me autorizimet ligjore.
Nga LSDM-ja kërkojnë takim urgjent të katër partive dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për shkak të shkeljes së Ligjit për Prokurori publike speciale.
Në fund të reagimit kërkohet që Prokurores Publike t’i mundësohet kryerja e detyrës së saj në mënyrë të pavarur me pajtim me autorizimet ligjore, që është në interes të ardhmërisë dhe perspektivës të Republikës së Maqedonisë.
