Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav ka përcjellë sot mesazhe për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ai theksoi se partitë politike nuk kanë kohë për të humbur dhe duhet të implementojnë Marrëveshjen e Përzhinos.
Sipas tij, data e 20 tetorit po afrohet, dhe shumë punë që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos duhet të realizohen. Ai tha se nuk ka mbetur shumë kohë dhe se të gjitha punët duhet të realizohen sipas afateve të përcaktuara. Ambasadori evropian këto komente i bëri sot gjatë shënimit të 20 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Maqedonisë me 19 shtete.
