Prokurorja publike speciale Katica Janeva kërkoi që shtatë prokurorët e përgzjedhur të mos japin deklaratë solemne me rastin e përzgjedhjes së tyre për shkak se, siç thotë, akti i këtillë do të ishte vetëm konfirmim i vendimit të këshillit, e cila është në kundërshtim me Ligjin për prokurori publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve.
“E falenderoj Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për ftesën që të marr pjesë në dhënien e deklaratës solemne të prokurorëve publikë, të cilët duhet të jenë pjesë e ekipit, i cili është propozuar nga ana ime. Në këtë kontekst, duke iu referuar ftesës së parashtruar nga ana e Këshillit, në konsultim me një pjesë të ekipit të prokurorëve publikë, të cilët janë përzgjedhur dhe duke e pasur parasysh qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e Këshillit, u rekomandojmë që të mos e pranojnë ftesën e Këshillit të prorkurorëve publikë dhe të mos japin deklaratë solemne me rastin e përzgjedhjes së tyre për shkak se akti i këtillë do të ishte vetëm konfirmim i vendimit të Këshillit, që është në kundërshtim me Ligjin për Prokurorinë Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes ilegale të komunikimeve”, thotë Janeva në kumtesën e sotme për mediat.
Ajo kërkon që Këshillit i Prokurorëve Publikë i Republikës së Maqedonisë, të caktojë seancë dhe ta përzgjedhë ekipin e prokurorëve publikë i propozuar nga ajo, konform Ligjit për prokurori publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve.
Janeva ka shprehur falenderim për mbështetjen e plotë që e ka nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, nga partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, nga deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga faktorët ndërkombëtarë të cilët marrin pjesë në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, nga mediat, si dhe nga gjithë populli i Maqedonisë që dëshiron të jetojë në një shtet juridik.
