Tajlanda përkrah Kosovën në UNESCO

TË FUNDIT

Zëvendësministri i puneve te jashtme te Kosoves, Petrit Selimi është pritur nga Shkëlqesia e Tij, Virasakdi Futrakul, i cili shërben njëherësh si zëvendësministër i Jashtëm i Tajlandës, këshilltar për Punë të Jashtme i kryeministrit dhe anëtar parlamenti.

Selimi potencoi fushat e mundshme të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe kërkoi që Tajlanda, si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, të votojë anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendësministri Futrakul e përshëndeti progresin që Kosova ka shënuar në vitet e fundit dhe bëri me dije se Tajlanda do të votojë Kosovën në UNESO. Ai gjithashtu ftoi që dy qeveritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Zyrtarët e dy vendeve u pajtuan për një seri marrëveshjeve bilateral që mund të nënshkruhen në muajt në vijim.

Javën e ardhshme, pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për rekomandimin që Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të votojë përfundimisht anëtarësimin e Kosovës në fillim të nëntorit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO në verë të këtij viti.