Stros -Kan akuzohet për mashtrim nga një ish bankier i Maqedonisë

TË FUNDIT

Prokuroria në Paris ka hapur hetim paraprak kundër Dominik Stros-Kan për mashtrim dhe keqpërdorim të të mirave materiale, në rastin me ndërmarrjet e tij për investime LSK me seli në Luksemburg, e cila ka falimentuar.

Padia kundër ish drejtorit të FMN-së dhe ish ministrit në Qeverinë e Francës, siç pubikoi sot radioja franceze publike Frans Inter, është parashtruar nga një ish bankier i Maqedonisë.

Sipas disa raporteve, Stros -Kan posedon 15 për qind të armiqve në LSK me ndërmjetësim të një ndërmarrjeje tjetër Parnas Internasional. Kundër tij paraprakisht është ngritur padi edhe nga një ish-aksioner i LSK-së, Zhan -Fransoa Ot, drejtor i firmës të patundshmërive nga Luksemburgu Orko Prporeti Grup, e cila humbi 500.000 euro  të investuara në grupin e Dominik Stros-Kan.

LSK, respektivisht Dominik Stros-Kan ka dashur që ta krijojë një Fond për spekulime me 2 miliardë euro por firma ka denoncuar falimentim në nëntor të vitit 2014, disa javë pas vetëvrasjes në Tel-Avi të themelusit të saj dhe drejtorit Tjeru Lejn. Humbjet prej 100 milionë eurosh tani kërkohen nga 156 kreditorë nga disa vende.

Dominik Stros-Kan e ka lëshuar presidencën e LSK-së disa ditë para falimentimit të Fondit. Ai gjatë kësaj sqaroi se Tjeru Lejn ha hyrë në “strategji të borxheve të tepruara dhe se me siguri i ka humbur investimet dhe se asnjëherë nuk është paguar”. Sipas Frans Inter, avokati i Dominik Stros-Kan, Zhan Veil, konfirmoi se klienti i tij nuk ka pasur “rol operacional” dhe se edhe vetë ai është mashtruar në këtë aferë.