Pas aksionit policor në Kumanovë dhe Shkup reagoi edhe Lëvizja BESA. Sipas këtij subjekti politik, këto aksione të policisë kanë si cak popullin shqiptar dhe se po realizohen për të defokusuar vëmendjen nga ngërçi politik.
Lëvizja BESA bëri thirrje që të mos lejohet tensionimi i situatës dhe, siç thuhet në reagim, të krijohen skenarë të reja. Nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që të ndihmojë në në parandalimin e incidenteve të këtilla, që, sipas Lëvizjes Besa shkojnë në dëm të bashkëjetesës së komuniteteve në Maqedoni, por edhe në dëm të ardhmërisë euro-integruese të vendit.
