MIRËNJOHJE PËR HERONJTË E LLASKARCËS, SPASOVSKI: ËSHTË NDER TË JEM NË KRYE TË KËSAJ POLICIE

0

Në kuadër të shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë, 7 maji, sot Ministria e Punëve të Brendëshme, ndau mirënjohje për heronjtë e fshatit Llaskarcë. Katër djemtë ishin të parët që u munduan të ndihmojnë të plagosurit në aksidentin e autobusit. Sedat Qazimi thotë se heronj janë të gjithë ata banorë të Llaskarcës që ndihmuan natën e 13 shkurtit.

“Ishte nder i veçantë që sot isha këtu prezent që morëm mirënjohje nga Ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski për ndihmën që ju dham udhëtarëve në aksidentin e autobusit që ndodhi në fshatin Llaskarcë. Është meritë e gjithë banorëve të Llaskarcës kjo që mora sot”, tha Sedat Qazimi banor i Llaskarcës.

Ministri i Brendshëm tha se është privilegj të jesh në krye të kësaj policie.

“Të jesh Policë dhe pjestarë i Ministrisë  së Punëve të Brendëshme është një nderë i madhë dhe një përgjegjësi e madhe. Unë jo vetëm për shkak të pëgjegjësisë që sot e kam  që të jemë në krye të kësaj ministrie por e ndjej se është ashtu. Më lejoni që të shkoj edhe më tej dhe të them që ka kohë kur nga secili pjestar i policisë nderin dhe përgjegjësin duhet ta tregojnë si anjëherë më parë”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spaskovski.

Pjesëtarët e Ministrsë së Punëve të Brendshme vensodën lule tek përmendorja e policëve të rënë në detyrë. Në ndarjen e faleminderimeve morën pjesë edhe shumë ambasadorë të huja në vend.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

PAPA FRANÇESKU DËGJON NEVOJTARËT, TAKON TË GJTHA KOMUNITETET FETARE

0

Pasi u përkul para shtatores së Nënë Terezës, Papa hyri në shtëpinë-muze. Aty takoi kreun e  kishës ortodokse, kryepeshkopin Stefan dhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi.

E jashtë objektit të Nënë Terezës, nga mëngjesi me padurimin e pritën dhjetëra qytetarë me gejndje sociale të rëndë, disa të sëmurë por kishte edhe persona të margjinalizuar. E murgesha Zina nga Kosova po priste me padurim të takojë atin e shenjtë.

“Jam shumë e emocionuar dhe gëzuar. Kjo është një ditë e veçantë që papa po vjen në Maqedoni, duhet të gjithë të jemi të lumtur”, tha Murgesha Zina.

“Ne jemi shumë të varfër ashtu siç thoshte Nënë Tereza nga Kalkuta të varfrit janë njerëz të mëdhenj. Të ndryshëm njeri nga tjetri me racë, komb dhe fe me përvoja të dhimbshme, pro të gjithë janë të bashkuar në një shpresë njerëzore”, u shpreh Murgesha.

Ata si dhuratë për papën dhuruan ikona të përpunuar me dorë.

Kurse Papa i bekoi me lutje të kushtuar Nënës Terezë.

Pas kësaj Papa Françesku dëgjoi historinë e nënës së vetme Sonja edhe vajzës Emilja.

“Dhimbja më e madhe e imja që ka mundur të më godasë është se jam nënë e vetme. Çdo ditë shpresoja se fëmijët e mij do të rriten me nënë dhe baba. Megjithatë kjo nuk ndodhi. Unë dhe foshnja ishim të dëbuar nga babai jashtë. Në kohën më të vështirë unë dhe bija ime, kur nuk e dija se çfarë do të ndodhë me neve Zoti na ndihmoi”, potencoi Sonja.

Pas kësaj, Papa Françesku shkoi tek besimtarët.

Mes besimtarëve kishte lot e gëzim.

Përgatiti: Zimer Jashari

ZAEV I PËRGJIGJET IVANOVIT, “SOT NUK ËSHTË KOHA PËR NDARJE POR PËR BASHKIM”

0

Kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të meshës së shenjtë në sheshin “Maqedonia” nga  Papa Françesku, dha deklaratë për media. Duke komentuar deklaratën e presidentit në ikje Gjorge Ivanov se vizita e Papës ka ndodhur në kohë kur shoqëria në Maqedoni është e ndarë dhe se vendi është lënduar rëndë, Zaev tha se sot nuk është koha për ndarje por për bashkim.

“Sot nuk është dita për ndarje. Sot është dita për  bashkim, për bashkëjetesë, për besimin në Zot e cila ndër tjerash thërret edhe në mirëkuptim, respekt ndaj njëri-tjetrit, në ndihmë dhe përkrahje. Sot rikujtuam Nënë Terezën dhe solidaritetin e saj, ashtu që besoj se sot duhet të flasim vetëm për gjëra të bukura”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

IVANOV KËRKON RIPËRTËRITJE SHPIRTËRORE, PAPA FRANÇESKU: VENDI JUAJ, URË MES LINDJES DHE PERËNDIMIT

0

Me nderime të larta shtetërore dhe me ceremoni solemne, u prit papa Françesku në Vilën presidenciale Vodno, ku arriti me delegacionin e tij 30-anëtarësh nga Vatikani. Kjo është vizita e parë e kryetarit të Kishës Romake Katolike në vend dhe është vlerësuar si ngjarje historike. Para gardës së rreshtuar, ai kaloi bashkë me Ivanovin, u përkul, kurse pastaj bordi zyrtar i përbërë nga kreu shtetëror në krye me kryeministrin Zoran Zaev e përshëndeti paranë se të hyjë në Vilën. Përveç tyre, të pranishëm ishin edhe shefi i ardhshëm i shtetit Stevo Pendarovski, lideri i opozitës Hristijan Mickoski, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe të organizatave civile. Në Vilën presidenciale, papa së pari realizoi takim dhe bisedoi me presidentin Ivanov dhe me familjen e tij, kurse pastaj edhe me kryeministrin Zaev dhe familjen e tij, si dhe me përfaqësuesit e sektorit qytetar. Gjatë fjalimit, Papa foli edhe për Nënë Terezën, duke thënë se i kushton nderim të veçantë. Ai e ceki edhe kontributin e Maqedonisë për ndihmën e dhënë për emigrantët dhe refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme. Theksoi se vendi ynë është urë mes Lindjes dhe Perëndimit, kur bashkohen shumë karakteristika të veçanta të këtij rajoni.


“Kjo pasuri kulturore është pasqyrë e trashëgimisë Suaj më të vlefshme dhe më të çmuar, e përbërjes multietnike dhe multifetare së popullit Tuaj, frutë e historisë së begatë dhe marrëdhënieve të komplikuara të vendosura  shekuj më parë. Kjo përzierje mundëson të arrihet bashkëjetesë të gjatë dhe të qetë ku do të zhvillohen identitete të ndryshme pa i mohuar dhe diskriminuar të tjerët”, theksoi Papa Françesku.

Nga ana tjetër, Ivanovi porositi se vizita apostolike e Papës është plot me simbolikë dhe se paraqet frymëzim për miliona njerëz nëpër botë. Me dozë politikë, prej papës kërkoi që t’i ndihmojë Maqedonisë.

“Ju vini në periudhë kur shoqëria e Maqedonisë është e ndarë thellë, kurse shteti maqedonas është i plagosur rëndë për shkak të premtimeve të pambushura, pritjet e parealizuara dhe besimit të lëkundur në bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj, simbolikisht, si një maqedonas, luta të vini në Maqedoni dhe të na ndihmoni në ripërtëritjen shpirtërore të atdheut tonë”, u shpreh presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.

Presidenti Ivanov, papës i dhuroi një album të gdhendur me fotografi autoriale të trashëgimisë krishtere, kulturore dhe historike të vendit.

Përgatiti: Svetllana Unkovska

PAPA FRANÇESKU MBAN MESHË NË SHKUP, “TË BURGOSUR NË VIRTUALITET, E HARRUAM SHIJEN E REALITETIT”

0

Mijëra njerëz mblodhi sot sheshi “Maqedonia” në Shkup.

Vendas e të huaj erdhën sot për të marrë pjesë në meshën që do ta drejtoe Papa Françesku.

E derisa prisnin, të mbyllur në gardhet e bardhë,  nuk ndejtën kot, por kënduan dhe vallëzuan.

Ndërkohë përmes rrugës Maqedonia Papa Françecsku erdhi duke përshëndetur njerëzit që kishin dalur ta prisnin.

Shumëkush u përpoq të përshëndetej me të, por vetëm disa ia arritën.–

E gjatë fjalës së tij, Papa Françesku kujtoi të pranishmit se njerëzimi po bëhet rob i jetës virtuale duke harruar atë realen.

“Jemi mësuar ta hamë bukën e fortë të dizinformacionit dhe kemi përfunduar sit ë burgosur  të diskreditimit të etiketave dhe mospërfilljes. Besuam se konformizimi do ta ulë etjen tonë dhe përfunduam të mbushur me indiferencë dhe pa ndjenja. U ushqyem me luks dhe ëndërra të mëdha dhe përfundim të ushyer me neveri, mbyllje dhe vetmi. U ngopëm me lidhje dhe e harruam shijen e vëllazërisë. Kërkuam rezultat të shpejtë dhe sigurtë dhe ja ku gjendemi me mbizotërimin e nervozës dhe padurimit, si të burgosur të virtualitetit, e harruam shijen dhe aromën e realitetit”, u shpreh Papa Françesku.

Kujtoi edhe Nënë Terezën dhe jetën e saj të përkushtuar ndaj besimit dhe të varfërve.

“Uri për bukë, uri për vëllazëri, uri për Zot, Nënë Tereza sikur t’i njihte të gjitha këto, e cila dëshironte ta ndërtonte jetën e saj në dy shtylla, të Krishtit të pranishëm në kungim dhe Krishtin e pranishëm tek të varfërit. Në dashurinë që e japim dhe dashurinë që e marrim”, theksoi Papa Françesku.

Mesha vijoi sipas të gjitha ritualeve të parapara, ndërsa në fund nuk munguan as brohoritjet “Rroftë Papa” .

Përgatiti: Besir Arifi

VIZITA E PAPËS, HISTORIKE, QYTETARËT TË ENTUZIAZMUAR QË KALOJNË NJË MOMENT AFËR TIJ

0

Me flamuj të të gjitha kombeve, fëmijë e të moshuar kishin ardhur që në mëngjes për të përjetuar prezencën e Papës në Shkup. Ai erdhi te shtëpia e shenjtores Nënë Tereza. U përkul përpara shtatores së saj.

Entuziazëm dhe atmosferë festive si asnjëherë më parë në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të Shkupit, teksa Papa Françesku parakalon tek rruga Maqedonia i cili dhe përshëndetet me qytetarët që kanë mbushur sheshet.

I ngjitur në makinën e tij të bardhë, Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi mijëra qytetarë dhe besimtarë që kanë ardhur nga qytete të ndryshme nga vendi dhe bota, për të përshëndetur Papa Françeskun, në këtë vizitë historike.

Gjatë parakalimit të Atit të Shenjtë në Rrugën Maqedonia, ai ruhej nga eskorta e tij, e cila përbëhej nga agjentë të Vatikanit.

E shumë qytetarë nga vendi e rajoni po prisnin Papën për të kaluar te “Sheshi Maqedonia”.

“Është moment historik dhe nuk do ta harroj në jetën time. Unë kam pasur edhe më herët rast të takohem me Papa Françeskun si dhe Gjonpalin e dytë. Mirëpo Françesku, është një papë i cili kujdeset edhe për të varfërit”, tha Anton Sereçi, përfaqësues i Komunitetit Katolik në RMV.

“Ne kemi ardhur nga Spliti. 5 autobusë. Komuniteti im është tjetër “neokatumenike” në Makarskë. Kemi parë se kisha mund të sjellë dashuri dhe se Jezusi është interesant për të gjithë botën. Prandaj, kemi ardhur për ta përkrahur Atin e Shenjtë”, tha një qytetare nga Spliti i Kroacisë.

“Kështu është shumë bukur dhe jam shumë e lumtur që jam në Shkup. Ne jemi nga Poreçe e Kroacisë. Këtu jemi tashmë 5 ditë. Po na pëlqen këtu”, tha një tjetër qytetare nga Poreçe e Kroacisë.

“Unë vij nga Kosova ne kemi ardhur me një grup për të pritur Papa Françeskun, këtu në sheshin e Shkupit, jemi të lumtur dhe shpresoj që këtë vend ta bekojë.

Ata pothuajse për gjashtë orë qëndruan tek sheshi Maqedonia, për ta ndjekur meshën e Papës i cili u lut për paqe bashkëjetesë dhe harmoni mes komuniteteve që jetojnë në vend.  Por qytetarët e Kosovës kanë një dëshirë.

“Kjo vizitë e papës dhashtë Zoti e bekon e rahati jemi shumë të lumtur por kemi qef të vijë në Kosovë”

Qytetar nga Shqipëria”, tha një qytetar nga Kosova.

“Unë vij nga Shkodra, ardhja e Papës në Ballkan d.th një paqe e shumë begati për Ballkanin sidomos për popullin që janë shumë kombe veçanërisht siç janë shqiptarët e Maqedonisë, serbet, turq. Kjo vizitë është një domethënie për Shqipërinë dhe për Ballkanin”, shtoi një qytetar nga Shqipëria.

“Jo nuk kam arritur ti afrohem, por e kam parë nga larg, tash po e shohim edhe nga këtu. Jam shumë i gëzuar që jam këtu tek Papa”, u shpreh një qytetarë nga Kosova.

Vizita e Papa Françeskut në Shkup kaloi përgjithësisht e qetë, kjo edhe falë masave të marra nga autoritetet e vendit. “Sheshi Maqedonia”, aty ku mbajti meshën Ati i Shenjtë ruhej nga snajperat dhe dylbitë e policisë, për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm. Policia ishte e vendosur thuajse çdo 5 metra në nga shtëpia-muze “Nënë Tereza” deri tek sheshi “Maqedonia”.

Përgatiti: Zimer Jashari

FAKTE INTERESANTE PËR PAPA FRANÇESKUN, TË GJITHË MEDIAT E NDJEKIN ATË, POR AI NUK I NDJEK MEDIAT!

0

Në vazhdim disa fakte interesante për Papa Françeskun:

– Emri i vërtetë i papa Françeskut është Horhe Mario Bergoljo. Ka lindur në Buenos Ajres më 17 dhjetor në vitin 1936 si më i riu nga pesë fëmijët e ardhacakëve italianë.

– Flet rrjedhshëm gjuhën italiane, gjermane dhe spanjolle, ndërsa kupton gjuhën angleze, franceze dhe portugeze. Ka studiuar filozofi dhe ka diplomuar teknologji kimike. Para se të bëhej kryepeshkop në Buenos Ajres ka ligjeruar letërsi, psikologji, filozofi dhe teologji. Në vitin 1986 në Frankfurt e ka mbrojtur doktoraturën me temën teologji.

– Papa Françesku adhuron tango. Në orët  e vallëzimit e ka njoftuar të dashurën e tij të atëhershme. Por pastaj e ka ndjerë thirrjen religjioze. Kur ka pasur 12 vjet, simpatisë së tij të parë gjoja i ka thënë: Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift.

– Në rini ka punuar edhe si sigurim në klube të natës në Buenos Ajres që të fitojë për banim dhe ushqim.

– Ai është tifoz i flakët i klubit lokal të fudbollit “San Lorenco”. Në rini aktivisht ka luajtur basketboll. Po ashtu posedon koleksion të madh të fanellave nga klubet e fudbollit.

– Papa Françesku është papa i parë i cili nuk është nga Evropa që nga Gërguri i Tretë, i cili ka lindur në rajonin e Sirisë së tanishme, ndërsa është zgjedhur në vitin 731. Ai, po ashtu, është papa i parë nga kontinenti amerikan dhe papa i parë i lindur në hemisferën jugore.

– Pasi u bë papë, ai ishte kandidat për Çmimin Nobel për paqe. “Tajm” e shpalli për person të vitit 2013, revista “Roling Stoun” e ka vendosur në ballinë.

– Adhurues i madh i veprave letrare të R.R. Tolkin. Fytyrat më të preferuara nga “Kryezoti i unazave” për të janë Frodo dhe Bilbo, të cilët disa herë i ka përmendur si shembull për fitore të së mirës ndaj së keqes.

– Papa Françesku preferon të gatuajë, ndërsa më së miri din të bëjë ushqimin spanjoll – paelja.

– Ai e mban rekordin prej një milionë ndjekës në Instagram të grumbulluar në kohën më të shkurtë (për më pak se 12 orë), ndërsa po ashtu është një nga udhëheqësit me ndikim më të madh botëror në Tuiter, ku e ndjekin 45 milionë njerëz. Faqet e tij në Tuiter publikohen në gjuhën angleze, latine, gjermane, portugeze, polake, italiane, franceze dhe arabe.

– Edhe pse për çdo ditë publikon në rrjetet sociale, papa Françesku nuk ka kompjuter të tij personal. Nuk i bën tuitet personalisht, por çdo post para publikimit duhet ta lexojë dhe miratojë.

– Gjatë viteve ka marrë shumë dhurata ekstravagante, mes të cilave edhe motor Harli Dejvidson. Dhuratat i shet, ndërsa paratë i dhuron në qendrat për persona të pastrehë.

– Papa Françesku që në vitin 1990 u betua para Shën Mërisë se përgjithmonë do të ndërpresë me shikimin e televizionit dhe deri sot nuk e ka shkelur betimin.

– Ai nuk mban këpucë të kuqe, në mënyrë të posaçme të disenjuara për të, siç kanë bërë paraardhësit e tij, por mban të rëndomta të zeza, të cilat i ka marrë në Argjentinë.

– Ai është i njohur sipas asaj se është shumë i lidhur me ithtarët e tij dhe shpesh i befason njerëzit, të cilët i shkruajnë me thirrje të papritur telefonike. Një gazetë italiane madje edhe ka publikuar doracak, ku janë rregullat të cilat njerëzit duhet t’i ndjekin derisa me telefon bisedojnë me papa Françeskun.

– Ai nuk jeton në rezidencë zyrtare të papës në pallatin apostulik. Në vend të kësaj, ka zgjedhur të jetojë në rezidencën shumë modeste Kaza Santa Maria, shtëpi për mysafirë në Vatikan, me qëllim që të mund të pranojë vizitorë dhe të ketë takime me njerëz të rëndomtë.

“Papa Françesku ka vetëm një pjesë të mushkërisë së bardhë. Tjetra i është nxjerrë kur ka qenë adoleshent për shkak të infeksionit.

– Në një intervistë ai tha se ajo që më së shumti i mungon prej kur është papë, është shkuarja në piceri.

– Në vitin 2014 e ka vazhduar afatin e pasaportës argjentinase, edhe pse ka diplomatike nga Vatikani dhe ka insistuar që të mos ketë kurrfarë privilegje speciale.

– Ai ka një set të emotikoneve, të quajtura papaemotikonë. Në nder të vizitës së tij në SHBA, Sfift Meda ka projektuar një set emotikone, të cilat e reflektojnë kuptimin e tij për humor.

PENDAROVSKI, PRESIDENTI ME MË PAK VOTA, SI QËNDROJNË NË PËRQINDJE PRESIDENTËT E MËPARSHËM

0

 Stevo Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi 436.212 vota ose 51.66% nga votat. Në qoftë se këtë rezultat e krahasojmë me fitoret e presidenteve të deritanishëm, Pendarovski ka fituar më pak vota. Në vitin 2014 ai ishte kandidat i LSDM-së për shef të shtetit, por në ato zgjedhje ai pësoi humbje nga Gjorge Ivanov me 398 mijë vota. Ivanovi në raundin e dytë ka fituar 534.910  vota apo 55.28% e votave. Në vitin 2009 Ivanovi e mundi Ljubomir Fërçkovskin me 63.14%, respektivisht me 453.616 vota. Në zgjedhjet e vitit 2004 ka fituar Branko Cërvenkovski kundrejt Sasho Kedevit nga VMRO-DPMNE-ja, me 550.317 vota, përkatësisht 62.6%. Boris Trajkovski në vitin 1999 ka shënuar fitore me 582.808 vota apo 53.2%. Në zgjedhjet e para presidenciale fitoi Kiro Gligorov, me 715.087 vota ose 52.4%, kundrejt Ljubisha Gjorgievskit me 21.6% e votave.

Viti 1994 Kiro Gligorov – LDSM                                              715.087 vota / 52,44%

Viti 1999 Boris Trajkovski – VMRO-DPMNE                            582.808 vota/ 53,2%

Viti 2004 Branko Cërvenkovski – LSDM                                 550.317 vota/ 62,6%

Viti 2009 Gjorge Ivanov – VMRO-DPMNE                              453.616 vota/ 63,14%

Viti 2014 Gjorge Ivanov – VMRO-DPMNE                               534.910 vota/ 55,28%

Viti 2019 Stevo Pendarovski – LSDM dhe koalicion              436.212 vota/ 51,66%

 

Vetëm Gjorge Ivanovi ka qenë president në dy mandate. Ndryshe, Stevo Pendarovski është lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup. Ai është profesor në fushën e sigurisë ndërkombëtare, globalizimit, politikës botërore, SHBA-ve, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, politikës së jashtme dhe terrorizmit. Ka qenë udhëheqës i Repartit për Analitikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëdhënës i MPB-së. Pendarovski njihet edhe si këshilltar kryesor për politikë të jashtme në Kabinetin e presidenteve, Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenskovski. Në 2004-tën dhe 2005-tën ka qenë shef i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

GAZETARËT E HUAJ PËR MIA-n, VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHKUP HISTORIKE!

0

Vizitë historike e papa Françeskut në Shkup, është vlerësimi i përbashkët i gazetarëve që sot e ndjekin vizitën nga pres qendra në Shtëpinë e Armatës.

Për En Haris nga Organizata e lajmeve KRAKS në Romë,që për herë të parë është në vendin tonë dhe së bashku me papa Françeskun arriti në vend me aeroplanin e tij kjo sigurisht është vizitë historike jo vetëm nga perspektiva e Vatikanit, por ka edhe diskurs politik lidhur me rastin.

“Kjo është vizita e parë e papa Françeskut në vendin tonë. Në kohë zgjedhjesh dhe ndryshim të emrit, me çka u zgjodhën disa konflikte. Mbeten edhe disa çështje të cilat duhet të zgjidhen”, thotë gazetarja Haris

Lidhur me atmosferën në qendër thekson se në çdo pres qendër, kudo që shkon në botë, për një vizitë të tillë të rëndësishme, ka çmenduri.

“Për ne shumë janë të rëndësishme personat për marrëdhënie me opinionin, na tregojnë ku është kafeja, ku ka internet dhe me atë ne jemi të kënaqur”, thotë Haris

Gazetarja Sofija Papadopulu nga agjencia greke ANA-MPA vlerëson se vizita e papës Françesku është në kohën kur Maqedonia e Veriut po hapëron nëpër rrugën e integrimit evropian.

Mesazhi i deritanishëm, thotë ajo, është i rëndësishëm pasi karakteri multietnik dhe multireligjioz i vendit mund të jetë model për vendet e tjera në rajon.

“Vjen pas Marrëveshjes së Prespës dhe pas zgjidhjes së problemit me Greqinë dhe Maqedonisë së Veriut dhe këtu ka mesazh”, vlerësoi gazetarja e Athinës.

Sipas saj, pritet interesim i madh ndërkombëtar i mediave kur është në pyetje vizita e papës.

“Është mirë që në një vend ku janë vetëm një për qind katolikë, ka mbulim të madh mediatik”, thotë Papadopollu.

Për Fani Karisi, nga portali grtimes nga Selaniku, kjo është vizitë historike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për mbarë Ballkanin.

Kjo vizitë ka rëndësi rajonale, vlerësoi Ivana Sekularec nga Rojters Ballkan.

“Vizita e papës është shumë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, pasi mund të thuhet se është njeriu i dytë për nga rëndësia, pas Trampit dhe në këtë kuptim është historike. Vjen në momentin kur Maqedonia vendosi marrëdhënie të mira me fqinjët, i përmirësoi marrëdhëniet me Greqinë dhe me Bullgarinë, me marrëdhënie të mira me fqinjët nga ish-Jugosllavia”, deklaroi ajo.

Këtë fotografi për Shkupin, theksoi, do ta shohë e mbarë bota dhe e mbarë bota do të dëgjojë për Shkupin.

“Papa në Shkup nuk flet vetëm për rolin e Maqedonisë së Veriut, por edhe për rolin e të gjitha gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në këtë kuptim, kjo vizitë ka rëndësi rajonale”, deklaroi kolegia nga Rojters Ballkan.

Në pres qendrën, për gazetarët, theksoi, më i rëndësishmi është interneti, që këtu funksionon për mrekulli dhe kolegët nga TV kanë sinjal të mirë. Ka kafe dhe ujë. Jemi shumë të kënaqur”, deklaroi Ivana Sekularac./MIA

VOTAT SHQIPTARE, VENDIMTARE, EKSPERTËT: PENDAROVSKI T’I TRAJTOJË TË GJITHË NJËSOJ

0

“Maqedonia është shtet binacional. Ajo nuk mund të funskionojë pa kohabitacion mes dy etnive shtyllë të saj”. Kështu tha mbrëmë në emisionin Click Plus, eksperti Naser Ziberi, i cili shtoi se Pendarovski është bërë president falë votave shqiptare. Kjo është arsyeja që VMRO-DPMNE-ja, thotë se është fituese e zgjedhjeve.

“Është çështje numrash. Numrat flasin vetë. Është  çështje konkrete d.m.th Pendarovski nuk do të bëhej president, pa votën shqiptare. Kjo është fakt i pa mohueshëm. Prej këtu dalin edhe krekosjet e vmro-së se i ka fituar zgjedhjet pa mar parasysh rezultatin, që ata zguxojnë haptazi ta thonë se Pendarovskin e bënë shqiptarët porn ë fakt ata janë të vetëdijshëm”, theksoi analisti, Naser Ziberi.

E kur jemi te Pendarovski, analisti tjetër i ftuar në Click Plus, Fati Iseni, thotë se presidenti i posaemëruar duhet të ketë kujdes të shtuar ndaj shqiptarëve.

“Të ketë një kujdes pak më të madh apo të vendosë një ekuilibër të paktën mes dy blloqeve më të mëdha në Maqedoni, apo dy bashkësive më të mëdhaja, shqiptare dhe maqedone. Duke filluar që nga zbatimi i gjuhës shqipe në nivel presidencial, që deri tani ka munguar edhe pse dygjuhësor në parlament, e dimë refuzimin që bënte Ivanov. Mos flasim që ai ta zbatonte në presidencë por ai e bllokoi këtë cështje”, potencoi Fati Iseni, analist.

Sipas Nijazi Muhamedit po të fitonte kundër-kandidati i Pendarovskit, procesi euro-atlantik do të zhvatej.

“Është krijuar një oportunitet, një rrethanë më lehtësuese që procesi i integrimit në NATO të mos ketë pengesa. Përndryshe po të fitonte ndonjë kandidat tjetër disa procese do të zhagiteshin. Poashtu e presin edhe rrugën e integrimit në NATO të Maqedonisë dhe sektorin e forcave të armatosura, poashtu edhe te sigurimi i brendshëm i ushtrisë, ambasadave dhe të konzulatave dmth rrjetit diplomatic”, u shpreh analisti, Nijazi Muhamedi.

Ndryshe në Click Plus u tha që edhe pse në ligjet dhe Kushtetutën e vendit nuk shkruan se Qeveria nuk mund të formohet pa partitë shqiptare, asnjë Qeveri që nga viti 1991 e këndej, nuk është formuar pa pjesëmarrjen e partive  shqiptare.

Përgatiti: Mevludin Imeri