Stevo Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi 436.212 vota ose 51.66% nga votat. Në qoftë se këtë rezultat e krahasojmë me fitoret e presidenteve të deritanishëm, Pendarovski ka fituar më pak vota. Në vitin 2014 ai ishte kandidat i LSDM-së për shef të shtetit, por në ato zgjedhje ai pësoi humbje nga Gjorge Ivanov me 398 mijë vota. Ivanovi në raundin e dytë ka fituar 534.910 vota apo 55.28% e votave. Në vitin 2009 Ivanovi e mundi Ljubomir Fërçkovskin me 63.14%, respektivisht me 453.616 vota. Në zgjedhjet e vitit 2004 ka fituar Branko Cërvenkovski kundrejt Sasho Kedevit nga VMRO-DPMNE-ja, me 550.317 vota, përkatësisht 62.6%. Boris Trajkovski në vitin 1999 ka shënuar fitore me 582.808 vota apo 53.2%. Në zgjedhjet e para presidenciale fitoi Kiro Gligorov, me 715.087 vota ose 52.4%, kundrejt Ljubisha Gjorgievskit me 21.6% e votave.
Viti 1994 Kiro Gligorov – LDSM 715.087 vota / 52,44%
Viti 1999 Boris Trajkovski – VMRO-DPMNE 582.808 vota/ 53,2%
Viti 2004 Branko Cërvenkovski – LSDM 550.317 vota/ 62,6%
Viti 2009 Gjorge Ivanov – VMRO-DPMNE 453.616 vota/ 63,14%
Viti 2014 Gjorge Ivanov – VMRO-DPMNE 534.910 vota/ 55,28%
Viti 2019 Stevo Pendarovski – LSDM dhe koalicion 436.212 vota/ 51,66%
Vetëm Gjorge Ivanovi ka qenë president në dy mandate. Ndryshe, Stevo Pendarovski është lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup. Ai është profesor në fushën e sigurisë ndërkombëtare, globalizimit, politikës botërore, SHBA-ve, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, politikës së jashtme dhe terrorizmit. Ka qenë udhëheqës i Repartit për Analitikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëdhënës i MPB-së. Pendarovski njihet edhe si këshilltar kryesor për politikë të jashtme në Kabinetin e presidenteve, Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenskovski. Në 2004-tën dhe 2005-tën ka qenë shef i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
