Kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të meshës së shenjtë në sheshin “Maqedonia” nga Papa Françesku, dha deklaratë për media. Duke komentuar deklaratën e presidentit në ikje Gjorge Ivanov se vizita e Papës ka ndodhur në kohë kur shoqëria në Maqedoni është e ndarë dhe se vendi është lënduar rëndë, Zaev tha se sot nuk është koha për ndarje por për bashkim.
“Sot nuk është dita për ndarje. Sot është dita për bashkim, për bashkëjetesë, për besimin në Zot e cila ndër tjerash thërret edhe në mirëkuptim, respekt ndaj njëri-tjetrit, në ndihmë dhe përkrahje. Sot rikujtuam Nënë Terezën dhe solidaritetin e saj, ashtu që besoj se sot duhet të flasim vetëm për gjëra të bukura”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
