Në kuadër të shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë, 7 maji, sot Ministria e Punëve të Brendëshme, ndau mirënjohje për heronjtë e fshatit Llaskarcë. Katër djemtë ishin të parët që u munduan të ndihmojnë të plagosurit në aksidentin e autobusit. Sedat Qazimi thotë se heronj janë të gjithë ata banorë të Llaskarcës që ndihmuan natën e 13 shkurtit.
“Ishte nder i veçantë që sot isha këtu prezent që morëm mirënjohje nga Ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski për ndihmën që ju dham udhëtarëve në aksidentin e autobusit që ndodhi në fshatin Llaskarcë. Është meritë e gjithë banorëve të Llaskarcës kjo që mora sot”, tha Sedat Qazimi banor i Llaskarcës.
Ministri i Brendshëm tha se është privilegj të jesh në krye të kësaj policie.
“Të jesh Policë dhe pjestarë i Ministrisë së Punëve të Brendëshme është një nderë i madhë dhe një përgjegjësi e madhe. Unë jo vetëm për shkak të pëgjegjësisë që sot e kam që të jemë në krye të kësaj ministrie por e ndjej se është ashtu. Më lejoni që të shkoj edhe më tej dhe të them që ka kohë kur nga secili pjestar i policisë nderin dhe përgjegjësin duhet ta tregojnë si anjëherë më parë”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spaskovski.
Pjesëtarët e Ministrsë së Punëve të Brendshme vensodën lule tek përmendorja e policëve të rënë në detyrë. Në ndarjen e faleminderimeve morën pjesë edhe shumë ambasadorë të huja në vend.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
