VIZITA E PAPËS, HISTORIKE, QYTETARËT TË ENTUZIAZMUAR QË KALOJNË NJË MOMENT AFËR TIJ

TË FUNDIT

Me flamuj të të gjitha kombeve, fëmijë e të moshuar kishin ardhur që në mëngjes për të përjetuar prezencën e Papës në Shkup. Ai erdhi te shtëpia e shenjtores Nënë Tereza. U përkul përpara shtatores së saj.

Entuziazëm dhe atmosferë festive si asnjëherë më parë në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të Shkupit, teksa Papa Françesku parakalon tek rruga Maqedonia i cili dhe përshëndetet me qytetarët që kanë mbushur sheshet.

I ngjitur në makinën e tij të bardhë, Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi mijëra qytetarë dhe besimtarë që kanë ardhur nga qytete të ndryshme nga vendi dhe bota, për të përshëndetur Papa Françeskun, në këtë vizitë historike.

Gjatë parakalimit të Atit të Shenjtë në Rrugën Maqedonia, ai ruhej nga eskorta e tij, e cila përbëhej nga agjentë të Vatikanit.

E shumë qytetarë nga vendi e rajoni po prisnin Papën për të kaluar te “Sheshi Maqedonia”.

“Është moment historik dhe nuk do ta harroj në jetën time. Unë kam pasur edhe më herët rast të takohem me Papa Françeskun si dhe Gjonpalin e dytë. Mirëpo Françesku, është një papë i cili kujdeset edhe për të varfërit”, tha Anton Sereçi, përfaqësues i Komunitetit Katolik në RMV.

“Ne kemi ardhur nga Spliti. 5 autobusë. Komuniteti im është tjetër “neokatumenike” në Makarskë. Kemi parë se kisha mund të sjellë dashuri dhe se Jezusi është interesant për të gjithë botën. Prandaj, kemi ardhur për ta përkrahur Atin e Shenjtë”, tha një qytetare nga Spliti i Kroacisë.

“Kështu është shumë bukur dhe jam shumë e lumtur që jam në Shkup. Ne jemi nga Poreçe e Kroacisë. Këtu jemi tashmë 5 ditë. Po na pëlqen këtu”, tha një tjetër qytetare nga Poreçe e Kroacisë.

“Unë vij nga Kosova ne kemi ardhur me një grup për të pritur Papa Françeskun, këtu në sheshin e Shkupit, jemi të lumtur dhe shpresoj që këtë vend ta bekojë.

Ata pothuajse për gjashtë orë qëndruan tek sheshi Maqedonia, për ta ndjekur meshën e Papës i cili u lut për paqe bashkëjetesë dhe harmoni mes komuniteteve që jetojnë në vend.  Por qytetarët e Kosovës kanë një dëshirë.

“Kjo vizitë e papës dhashtë Zoti e bekon e rahati jemi shumë të lumtur por kemi qef të vijë në Kosovë”

Qytetar nga Shqipëria”, tha një qytetar nga Kosova.

“Unë vij nga Shkodra, ardhja e Papës në Ballkan d.th një paqe e shumë begati për Ballkanin sidomos për popullin që janë shumë kombe veçanërisht siç janë shqiptarët e Maqedonisë, serbet, turq. Kjo vizitë është një domethënie për Shqipërinë dhe për Ballkanin”, shtoi një qytetar nga Shqipëria.

“Jo nuk kam arritur ti afrohem, por e kam parë nga larg, tash po e shohim edhe nga këtu. Jam shumë i gëzuar që jam këtu tek Papa”, u shpreh një qytetarë nga Kosova.

Vizita e Papa Françeskut në Shkup kaloi përgjithësisht e qetë, kjo edhe falë masave të marra nga autoritetet e vendit. “Sheshi Maqedonia”, aty ku mbajti meshën Ati i Shenjtë ruhej nga snajperat dhe dylbitë e policisë, për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm. Policia ishte e vendosur thuajse çdo 5 metra në nga shtëpia-muze “Nënë Tereza” deri tek sheshi “Maqedonia”.

Përgatiti: Zimer Jashari