Papa Françesku i cili ndodhet në vizitë në Maqedoninë e Veriut, duke aderuar në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për të vazhduar në vilën presidenciale në Vodno, i cili mbajti fjalim përpara autoriteteve vendore dhe trupit diplomatike dhe më pas për të vazhduar në muzeun Nënë Tereza me të cilën e vizitoi muzeun brenda dhe aty u takua edhe me të gjithë kryetarët e komuniteteve fetare. Papa Françesku përpara se të largohet nga muzeu Nënë Tereza, përkulet përpara Përmendores së Nënë Terezës.
Në sheshin Maqedonia radhë të gjata të njerëzve pritën Papën. Papa Françesku me makinën e tij të famshme Papamobile, bëri xhiron e shumë pritur nga qytetarët.
PAPA: Zoti erdhi për ti dhënë jetë kësaj toke dhe kësaj bote!
Drejtpërdrejt Papa Françesku në qendër të Shkupit !
Papa Françesku pas vizitës në muzeun e Nënë Terezës u drejtua për në qendër të Shkupit, në sheshin Maqedonia një numër i madh i njerëzve po e presin Papën i cili do të mbajë meshë në sheshin Maqedonia.
Papa Françesku sapo arriti në qendër të Shkupit !
Papa Françesku i cili sot po e vizitonë Maqedoninë e Veriut, nga vila presidenciale në vodno ku atje mbajti fjalim përpara autoriteteve të vendit dhe trupit diplomatik, Papa Françesku u drejtua për në muzeun e Nënë Terezës.
Në qendrën e Shkupit radhë të gjata të njerëzve presin Papa Françesku!
Personat të cilët paraprakisht kishën blerë bileta për pjesëmarrje janë drejtuar për në qendrën e Shkupit për të pritur Papa Françeskun.
Papa Françesku i cili sot po vizitonë Maqedoninë e Veriut, do të vizitoje edhe qendrën përkujtimore Nënë Tereza. Papa gjithashtu në qendër të Shkupit do të bëjë edhe meshën.
ANALIZË E TV21, ME CILAT VOTA PENDAROVSKI U BË PRESIDENT?
Me 58.499 mijë vota më shumë se Gordana Siljanovska Davkova, Stevo Pendarovski është presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut. TV21 bëri një analizë të rezultateve zgjedhore. Prej ku morën përkrahje më të madhe kandidatët?
Nëse i shohim rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme, dje humbën të gjitha partitë.
Gordana Siljanovska e cila ishte kandidat i koalicionit VMRO-DPMNE, por e përkrahën edhe disa parti më të vogla si për shembull partia GROM, dje fitoi 377.713 vota. Kjo është 11,63% më pak se votat që i morën partitë që e përkrahën atë, në zgjedhjet lokale – 338.368. Nëse bëhet krahasim me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, rezultati i Siljanovskës është për rreth 16% më i dobët nga votat e atëhershme, 449,533.
Stevo Pendarovski i cili ishte kandidat i LSDM-së me përkrahjen e BDI-së dhe PDSH-së, dje fitoi 436.212 vota. Nëse merren parasysh rezultatet e LSDM-së, BDI-së, PDSH-së në zgjedhjet lokale në vitin 2017, humbje e votave te pushteti për vetëm një vit e gjysmë është 17% prej votave të atëhershme 523.170. Nëse rezultati krahasohet me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, dallimi është rreth 12% prej votave të atëhershme 551,953 për LSDM, BDI dhe PDSH.
Por, edhe analistët në studion e hapur, mbrëmë në TV21 u dakorduan se Blerim Reka në mënyrë indirekte u bëri thirrje votuesve të tij ta përkrahin Stevo Pendarovskin.
“Komunat me shumicë shqiptare dolën dhe mundësuan që procesi të jetë i suksesshëm, kuptohet se vota është e fshehur, por me siguri mund të supozojmë se pjesa më e madhe e votave shkuan në konto të kandidatit i cili premtonte dhe angazhohej për NATO dhe BE”, u shpreh Imer Selmani, analist.
Analiza që e bëri TV21 tregon se votat e Rekës shkuan te Pendarovski.
Nëse mblidhen votat që i fituan Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski në rrethin parë në zgjedhjet e gjashta presidenciale, rezultatet tregojnë se janë të ngjashme me votat që i fitoi Stevo Pendarovski në rrethin e dytë.
Stevo Pendarovski fitoi më shumë vota në Zhelinë, 96%, ndërsa Siljanovska Davkova vetëm 1,42%. Pastaj vijojnë Bogovinë, Likovë, Haraçinë, Studeniçan, Vrapçishtë dhe Dibër. Në të gjitha këto komuna dominon popullata shqiptare.
Ahmeti mbrëmë nga Tetova tha se Pendarovski ka fituar mbi 100 mijë vota nga aktivistët e tyre.
“Pa hyrë në detaje por nga të dhënat që më jep sektori analitik me thotë se lëvizet prej 100 deri në 137 mijë vota të cilat janë siguruar në rrethin e dytë nga aktivistë tanë nga votues shqiptarë”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Por, Zaevi nuk pajtohet me deklaratën e Ahmetit.
“Të mos bëhemi kryelartë edhe ne politikanët kaq shumë. Askush nuk i mban votuesit në xhep… ai ka siguruar apo nuk ka siguruar…. Qytetarët i përkrahin politikat dhe individët”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Nga partia opozitare thonë se edhe pse kanë qenë nën përndjekje politike, megjithatë kanë arritur të fitojnë afër 380 mijë vota.
“Sipas asaj që kishim mundësi ta analizojmë, bëhet fjalë për diku 130-140 mijë vota shtesë, që janë në zonat me shumicë shqiptare dhe ku Stevo Pendarovski ka fituar 98,8% e votave, kurse të tjerat janë votat e Gordanës Siljanovska Davkova dhe fletëvotime të pavlefshme”, potencoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Sa është rejtingu i partisë në pushtet, kundrejt opozitares më të madhe, në këtë moment nuk mund të vlerësohet, sepse Pendarovski pati mbështetje edhe nga partitë e shqiptarëve.
Përgatiti: Jovica Paunoski
PADI KUNDËRVAJTËSE PËR DREJTORIN E AUV, ANTIKORRUPSIONI PRANOI NJË NGA TRE ANKESAT E VMRO-DPMNE-së
Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari mori padi kundërvajtëse dhe do të marrë dënim në të holla prej një mijë deri dy mijë euro për shkak se gjatë zgjedhjeve ka sjellë vendim për largim nga puna për një punonjës në Agjencinë, që është në kundërshtim me Kodin Penal. Siç theksuan antikorrupsionerët gjatë procesit zgjedhor nuk mund të fillojë procedurë as për punësim e as për largim nga puna për të punësuarit në institucionet shtetërore. Komisioni i shqyrtoi tre ankesat që i dorëzoi VMRO-DPMME, prej të cilave pranoi vetëm një, atë për komunën e Kumanovës, sepse nuk kanë lejuar në një nga hapësirat të mbahen takimet parazgjedhore të kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski. Për këtë reagoi kryetari Maksim Dimitrievski i cili mori pjesë në seancën dhe tha se ato hapësirat nuk janë të tyre por u janë dhënë në përdorim, por ankesa e tij nuk u pranua.
“Faktet tregojnë se është pronë e Republikës së Maqedonisë dhe se i është dhënë komunës në përdorim. Në fotografitë shihet se bëhet fjalë për sallën e Këshillit të Komunës së Kumanovës ku ka fotografi dhe shihet emblema e Komunës. Do të thotë se është objekt komunal”, tha Shemshi Sallai, nga Komisioni Antikorrupsion.
“Prona për të cilën thoni se është pronë e Republikës së Maqedonisë, nga viti 2006 i është dhënë komunës së Kumanovës në përdorim. Kjo pronë asnjëherë nuk është vënë në fuqi. Për momentin këtë pronë e shfrytëzojnë disa parti politike”, u shpreh Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev dorëzoi kërkesë për hapjen e procedurave të reja lidhur me kryeministrin Zaev dhe familjarë të tij si dhe funksionarë aktual.
“Zoran Zaev është aboluar për krim në vlerë prej 8 milionë eurove për rastin Global dhe opinioni ende nuk ka informacione se si dhe sa kanë përfituar ai dhe partnerët e tij të biznesit që ishin aboluar për rastin Global”, potencoi Igor Jnaushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Komisioni e refuzoi ankesën e VMRO-DPMNE-së për komunën e Shuto Orizarës ku thuhej se është shfrytëzuar vetura e komunës gjatë zgjedhjeve për takime me qytetarët, por nga fotografitë e dorëzuara nuk mund të vërtetohej nëse bëhet fjalë për automjetin e komunës. U refuzua edhe ankesa për komunën e Velesit për asfaltimin e rrugës në fshatin Cërkvino gjatë fushatës me arsyetim se ky aktivitet ka qenë i planifikuar me planin vjetor të komunës. Komisioni e refuzoi edhe ankesën që e dorëzoi shtabi zgjedhor i Pendarovskit, për shkeljen e kodeksit për zgjedhje fer dhe demokratike. Në ankesën thuhet se kundër- kandidati Gordana Siljanovska ka përdorur fëmijë për qëllime politike duke i kyçur në aktivitetet e saj gjatë fushatës, ndërsa komisioni u shpall veten jo kompetente për këtë lëndë dhe i drejtoi tek Avokati i Popullit.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
DITA E PARË E RAMAZANIT, 83 VJEÇARI I LUMTUR QË PRET EDHE NJË RAMAZAN
Zeneli sapo doli nga namazi i drekës.
Ai thotë se prej moshës 7 vjeçare, është agjërues i rregullt dhe falës i rregullt i namazit. Zeneli thotë se kur vjen koha e agjërimit, ndjehet më i lehtësuar shpirtërisht dhe është i kënaqur që e pret edhe këtë vit muajin e bekuar të Ramazanit.
“Ramazan kam nis me mbajt në moshën 7 vjeç, prej atëherë deri më sot nuk e kam prishur Ramazanin, gjithmonë e kam mbajtur. Më i shëndetshëm jam gjatë ramazanit, sesa herëve tjera. As nuk më hahet, e as nuk më pihet. Më lehtë ndjehem, më aktiv jam. Edhe me ramazan punoj. Përpara kam punuar më shumë, tashmë jo”, tha Zenel Ismaili, qytetar.
Gjithashtu imami i xhamisë, Abdusamed Zeqiri, flet për rëndësinë e Ramazanit dhe përgatitjet e tyre për këtë muaj.
“Në xhaminë e Mustafa Pashës, si në çdo xhami në Muftininë e Shkupit kemi aktivitete dhe posaçërisht theks më të veçantë janë ligjëratat e Ramazanit, apo freskitë e muajit të Ramazanit. Në xhaminë tonë kemi 4 ditë ligjërata, pas namazit të iqindisë në gjuhën shqipe, ka edhe dy ditë në gjuhën turke. Falja e namazeve pesë kohë, gjithashtu edhe teravitë së bashku, gjithashtu edhe njoftime me xhematin, ku do të ketë edhe pyetje të ndryshme si dhe ushqimi i preferuar”, u shpreh Abdusamed ef. Zeqiri, Imam në Xhamin e Mustafa Pashës.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit për rreth 30 ditë me radhë. Në fund të Ramazanit vjen Fitër Bajrami, apo festa e përfundimit të agjërimit. Për të gjithë skamnoret nëpër myftinitë e vendit do të ketë iftar falës që do të përgatitet nga donatorë të ndryshëm së bashku me Bashkësinë Islame të Maqedonisë.
Përgatiti: Zimer Jashari
PAPA FRANÇESKU PËR HERË TË PARË NË VEND, NESËR REGJIM I VEÇANTË NË KOMUNIAKCION
“Rreth 15 mijë persona do të ndjekin nesër liturgjinë e Papa Françeskut në Shkup, e cila planifikohet të mbahet prej orës 10:20 deri në 11, në sheshin Maqedonia. Papa do të lëviz me automjetin e tij e quajtur, papamobil, nga rruga Maqedonia deri në kryeqendër. Kujtojmë se pjesëmarrësit e liturgjisë nuk guxojnë të mbajnë me vete pajisje shpërthyese, as ombrella dhe as flamuj dhe u është e ndaluar të hyjnë me ushqime dhe pije me ambalazhe metalike dhe qelqi. Ndërkaq qytetarët, që nuk kanë bileta, do të kenë mundësi të përshëndesin Papën, nga zona për qëndrim, e cila është e vendosur në tërë sheshin”, Almedina Ismajli, gazetare.
Një ditë na ndajnë nga ardhja e Papës. Autoritetet e vendit thonë se i tërë organizimi është gati. Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk tregojnë numrin e saktë sesa policë janë të angazhuar për sigurinë e Papës, por thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Vatikanin dhe se siguria do të jetë në nivel të lartë. Nesër do të ketë regjim të veçantë në komunikacion. Disa rrugë në qendër, do të jenë të mbyllura plotësisht. Parkingjet në Komunën Qendër do të jenë pa pagesë tërë ditën. Transporti publik si dhe transporti hekurudhor, nga Shkupi dhe për në Shkup, gjithashtu nesër do të jetë falas. Nga MPB apelojnë që nesër makinat të përdoren vetëm në rast urgjence dhe të gjithë qytetarët të bartin me vete dokumnete për identifikim.
“Do të ketë ndalesa dhe kufizim të komunikacionit, dhe i njëjti do të drejtohet kah rrugët rreth qendrës së Shkupit, që të mundësohen zgjedhije alternative. Me rëndësi është të përmendet që në këtë periudhë kohore, do të formohet ‘Zonë e Kufizuar’ e lëvizjes, ku për makinat do të mbyllen plotësisht rrugët: ‘11 Tetori’ nga kryqëzimi me Blvd. ‘Koço Racin’ deri në udhëkryq me rr. ‘Dimitrie Çupovski’, rr. Dame Gruev, rr. ‘Maqedonia’, rr. ‘Vasil Glavinov’, rr. ‘Filip 2 Makedonski’, rr. ‘Shën Klimenti i Ohrit’ dhe rr.”Ilo Vojvoda”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nesër pacientët do të marrin të gjitha intervenimet e duhura shëndetësore, me një plan special të ministrisë. Nga ky dikaster apelojnë që qytetarët për nevoja shëndetësore, të drejtohen në Spitalin “8 Shtatori” dhe në klinikën “Shën Naumi i Ohrit”. Parkingu i Qendrës klinike, do të jetë i qashsëm vetëm për automjetet e ndihmës së shpejtë. Kurse kontrollet mjekësore “Termini im” do të anulohen, për tu shtyrë për një ditë tjetër.
“Të gjithë ata, sot nëpërmjet sistemit elektronik “Termini im” kanë marrë porosi, ku jaën të dhënë udhëzime për terminet e ardhshme, ku mund t’I bëjnë kontrollet e planifikuara dhe intervenimet kirurgjike, në ditët duke filluar që pasënesër, 8 maj”, deklaroi Vlladimir Milloshev, Sekretar I Ministrisë së Shëndetësisë.
Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shkup, në Parlament u promovua pulla postare “Vizita e Parë e Papës në Republikën e Maqedonisë Veriore”. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se dëshiron që vizita e Papës të sjellë tolerancë dhe mirëqenie mes qytetarëve.
Përgatiti: Almedina Ismajli
MIJALLKOV NË LIRI, SKADON PARABURGIMI SHTËPIAK 60-DITOR
Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, nga sot do të jetë në liri pasi i skadoi paraburgimi shtëpiak prej 60-ditëve, për rastin “Titaniku 2” në të cilin u dënua me burg prej 3 viteve. Sipas ligjit, pas shqiptimit të aktgjykimit, gjykata mund të caktojë masa paraburgimi, derisa aktgjykimi nuk bëhet i plotfuqishëm, por kjo masë nuk mund të jetë më e gjatë se 60 ditë. Pas aktgjykimit të shqiptuar më 8 mars, Gjykata e Apelit ende nuk është prononcuar lidhur me ankesat e parashtruara. Nga Penalja bëjnë me dije se me vendimin për shfuqizimin e paraburgimit shtëpiak, Mijalkovit i është shqiptuar masë kujdesi. I është marrë pasaporta, i është ndaluar ta lëshojë vendin me letërnjoftim, kurse për obligim ka një herë në javë të paraqitet në gjykatë. Mijallkovi u dënua me burg prej 3 viteve për rastin “Titaniku 2”, pas çka PPS-ja kërkoi që t’i përcaktohet paraburgim në Shutkë. Por, pas ankesës së tij, Gjykata e Apelit vendosi që dënimin me burg, t’ia zëvendësojë se paraburgim shtëpiak. Përveç Mijallkovit, në rastin “Titaniku 2” u dënuan edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi me 3 vjet dhe 2 muaj, ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi – 4 vjet dhe 6 muaj, kurse Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev me burg prej nga 3 vjet.
OPOZITA SHQIPTARE I KUNDËRPËRGJIGJET AHMETIT, KASAMI KA VOTUAR, SELA DO TË PËRGJIGJET MË VONË
Opozita shqiptare i kundërpërgjigjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili mbrëmë shprehu zhgënjimin e tij për bojkotin e kreut të “Besës” dhe “Aleancës për Shqiptarët” në zgjedhjet Presidenciale.
“Ne e kemi ditur që kemi opozitë jo edhe të përgatitur për rrugëtime të gjata. Dhe sot jam shumë i dëshpëruar me bojkotin që krerët e opozitës kanë bërë ndaj këtij procesi kaq madhor që u zhvillua në vendin tonë”, u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga “Lëvizja BESA” ndërkaq përgënjeshtrojnë deklaratën e Ahmetit, se kreyatri i tyre Bilall Kasami nuk ka votuar. Si dëshmi japin fotografitë dhe deklaratën e djeshme të Kasamit, dhënë pasi votoi.
Kreu i “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela nuk deshi që të përgjigjet përmes telefonit, por na tha se më vonë mund të flasë para kamerës për të treguar nëse ka votuar ose jo.
Nga Aleanca për Shqiptarët nuk ka votuar sekretari gjeneral Arben Taravari. Këtë na e konfirmoi ai vetë ndërsa thotë se me mosdaljen e tij ka dërguar porosi ndaj partnerëve të koalicionit që i kanë shkaktuar probleme në Komunën e Gostivarit, ku BDI-së e quan nismëtare të këtyre problemeve, ndërsa LSDM-në zbatuese.
“Arsyet janë parimore dhe principiele. Parimore është për arsye se në qoftë se unë dje do të votoja do të vinte sikur vuaj nga Sindromi i Stokholmit, do me thënë t’i përkrahësh ata që të përbuzin dhe malltretojnë. E kam dërguar një personale se diçka ndodh në Gostivar, që nuk është në rregull e që nuk ka ndodhur as në regjimin e Gruevskit”, tha Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.
Megjithatë Taravari thotë se shumica e bashkëpunëtoreve të tij në komunë, dje kanë votuar, ndërsa sipas tij numrat tregojnë qartë se votat e Aleancës nga rrethi i parë, në rrethin e dytë shkuan në konton e Pendarovskit.
Mbrëmë gjatë deklaratës së tij kur shpallën fitoren, kryeministri, njëherazi dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev falënderoi votuesit që në raundin e parë kishin votuar për kandidatin Blerim Reka, si dhe partitë “Besa” dhe “Alaenca për Shqiptarët” i lanë të lirë mbështetësit e tyre për të dale dhe votuar, e siç tha Zaev, të njejtën votuan për kandidatin Stevo Pendarovski.
Përgatiti: Besir Arifi
