“Maqedonia është shtet binacional. Ajo nuk mund të funskionojë pa kohabitacion mes dy etnive shtyllë të saj”. Kështu tha mbrëmë në emisionin Click Plus, eksperti Naser Ziberi, i cili shtoi se Pendarovski është bërë president falë votave shqiptare. Kjo është arsyeja që VMRO-DPMNE-ja, thotë se është fituese e zgjedhjeve.
“Është çështje numrash. Numrat flasin vetë. Është çështje konkrete d.m.th Pendarovski nuk do të bëhej president, pa votën shqiptare. Kjo është fakt i pa mohueshëm. Prej këtu dalin edhe krekosjet e vmro-së se i ka fituar zgjedhjet pa mar parasysh rezultatin, që ata zguxojnë haptazi ta thonë se Pendarovskin e bënë shqiptarët porn ë fakt ata janë të vetëdijshëm”, theksoi analisti, Naser Ziberi.
E kur jemi te Pendarovski, analisti tjetër i ftuar në Click Plus, Fati Iseni, thotë se presidenti i posaemëruar duhet të ketë kujdes të shtuar ndaj shqiptarëve.
“Të ketë një kujdes pak më të madh apo të vendosë një ekuilibër të paktën mes dy blloqeve më të mëdha në Maqedoni, apo dy bashkësive më të mëdhaja, shqiptare dhe maqedone. Duke filluar që nga zbatimi i gjuhës shqipe në nivel presidencial, që deri tani ka munguar edhe pse dygjuhësor në parlament, e dimë refuzimin që bënte Ivanov. Mos flasim që ai ta zbatonte në presidencë por ai e bllokoi këtë cështje”, potencoi Fati Iseni, analist.
Sipas Nijazi Muhamedit po të fitonte kundër-kandidati i Pendarovskit, procesi euro-atlantik do të zhvatej.
“Është krijuar një oportunitet, një rrethanë më lehtësuese që procesi i integrimit në NATO të mos ketë pengesa. Përndryshe po të fitonte ndonjë kandidat tjetër disa procese do të zhagiteshin. Poashtu e presin edhe rrugën e integrimit në NATO të Maqedonisë dhe sektorin e forcave të armatosura, poashtu edhe te sigurimi i brendshëm i ushtrisë, ambasadave dhe të konzulatave dmth rrjetit diplomatic”, u shpreh analisti, Nijazi Muhamedi.
Ndryshe në Click Plus u tha që edhe pse në ligjet dhe Kushtetutën e vendit nuk shkruan se Qeveria nuk mund të formohet pa partitë shqiptare, asnjë Qeveri që nga viti 1991 e këndej, nuk është formuar pa pjesëmarrjen e partive shqiptare.
Përgatiti: Mevludin Imeri
