PAPA FRANÇESKU MBAN MESHË NË SHKUP, “TË BURGOSUR NË VIRTUALITET, E HARRUAM SHIJEN E REALITETIT”

TË FUNDIT

Mijëra njerëz mblodhi sot sheshi “Maqedonia” në Shkup.

Vendas e të huaj erdhën sot për të marrë pjesë në meshën që do ta drejtoe Papa Françesku.

E derisa prisnin, të mbyllur në gardhet e bardhë,  nuk ndejtën kot, por kënduan dhe vallëzuan.

Ndërkohë përmes rrugës Maqedonia Papa Françecsku erdhi duke përshëndetur njerëzit që kishin dalur ta prisnin.

Shumëkush u përpoq të përshëndetej me të, por vetëm disa ia arritën.–

E gjatë fjalës së tij, Papa Françesku kujtoi të pranishmit se njerëzimi po bëhet rob i jetës virtuale duke harruar atë realen.

“Jemi mësuar ta hamë bukën e fortë të dizinformacionit dhe kemi përfunduar sit ë burgosur  të diskreditimit të etiketave dhe mospërfilljes. Besuam se konformizimi do ta ulë etjen tonë dhe përfunduam të mbushur me indiferencë dhe pa ndjenja. U ushqyem me luks dhe ëndërra të mëdha dhe përfundim të ushyer me neveri, mbyllje dhe vetmi. U ngopëm me lidhje dhe e harruam shijen e vëllazërisë. Kërkuam rezultat të shpejtë dhe sigurtë dhe ja ku gjendemi me mbizotërimin e nervozës dhe padurimit, si të burgosur të virtualitetit, e harruam shijen dhe aromën e realitetit”, u shpreh Papa Françesku.

Kujtoi edhe Nënë Terezën dhe jetën e saj të përkushtuar ndaj besimit dhe të varfërve.

“Uri për bukë, uri për vëllazëri, uri për Zot, Nënë Tereza sikur t’i njihte të gjitha këto, e cila dëshironte ta ndërtonte jetën e saj në dy shtylla, të Krishtit të pranishëm në kungim dhe Krishtin e pranishëm tek të varfërit. Në dashurinë që e japim dhe dashurinë që e marrim”, theksoi Papa Françesku.

Mesha vijoi sipas të gjitha ritualeve të parapara, ndërsa në fund nuk munguan as brohoritjet “Rroftë Papa” .

Përgatiti: Besir Arifi