Me nderime të larta shtetërore dhe me ceremoni solemne, u prit papa Françesku në Vilën presidenciale Vodno, ku arriti me delegacionin e tij 30-anëtarësh nga Vatikani. Kjo është vizita e parë e kryetarit të Kishës Romake Katolike në vend dhe është vlerësuar si ngjarje historike. Para gardës së rreshtuar, ai kaloi bashkë me Ivanovin, u përkul, kurse pastaj bordi zyrtar i përbërë nga kreu shtetëror në krye me kryeministrin Zoran Zaev e përshëndeti paranë se të hyjë në Vilën. Përveç tyre, të pranishëm ishin edhe shefi i ardhshëm i shtetit Stevo Pendarovski, lideri i opozitës Hristijan Mickoski, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe të organizatave civile. Në Vilën presidenciale, papa së pari realizoi takim dhe bisedoi me presidentin Ivanov dhe me familjen e tij, kurse pastaj edhe me kryeministrin Zaev dhe familjen e tij, si dhe me përfaqësuesit e sektorit qytetar. Gjatë fjalimit, Papa foli edhe për Nënë Terezën, duke thënë se i kushton nderim të veçantë. Ai e ceki edhe kontributin e Maqedonisë për ndihmën e dhënë për emigrantët dhe refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme. Theksoi se vendi ynë është urë mes Lindjes dhe Perëndimit, kur bashkohen shumë karakteristika të veçanta të këtij rajoni.
“Kjo pasuri kulturore është pasqyrë e trashëgimisë Suaj më të vlefshme dhe më të çmuar, e përbërjes multietnike dhe multifetare së popullit Tuaj, frutë e historisë së begatë dhe marrëdhënieve të komplikuara të vendosura shekuj më parë. Kjo përzierje mundëson të arrihet bashkëjetesë të gjatë dhe të qetë ku do të zhvillohen identitete të ndryshme pa i mohuar dhe diskriminuar të tjerët”, theksoi Papa Françesku.
Nga ana tjetër, Ivanovi porositi se vizita apostolike e Papës është plot me simbolikë dhe se paraqet frymëzim për miliona njerëz nëpër botë. Me dozë politikë, prej papës kërkoi që t’i ndihmojë Maqedonisë.
“Ju vini në periudhë kur shoqëria e Maqedonisë është e ndarë thellë, kurse shteti maqedonas është i plagosur rëndë për shkak të premtimeve të pambushura, pritjet e parealizuara dhe besimit të lëkundur në bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj, simbolikisht, si një maqedonas, luta të vini në Maqedoni dhe të na ndihmoni në ripërtëritjen shpirtërore të atdheut tonë”, u shpreh presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.
Presidenti Ivanov, papës i dhuroi një album të gdhendur me fotografi autoriale të trashëgimisë krishtere, kulturore dhe historike të vendit.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
