Greqia me sytë nga Rusia dhe Kina për hua

0

Zyrtarët grekë po përpiqen të kalojnë të gjitha pengesat në përpjekje për të siguruar 15 miliarëd euro hua për të mënjanuar falimentimin e vendit, madje deri në Kinë dhe Rusi, njoftuan sot mediat greke.

Gazeta e përjavshme “Karfi” citoi zyrtarë qeveritarë të kenë thënë se vendi po shpreson në faktin që Kina do t’i sigurojë vendit ballkanik një hua prej 10 miliardë eurosh si parapagesë për përdorimin e portit të Pireut si edhe për më pas në investime në sistemin hekurudhor të vendit.

Vendi po pret edhe një hua shtesë prej tre ose pesë miliardë euro nga Rusia, sipas të përjavshmes “Agora”.

Kjo do të shërbejë si parapagesë, me shumë gjasa, për gazsjellësin “Turkish Stream”.

Ky gazsjellës do të çojë gazin rus në kufirin greko-turk.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras foli me presidentin rus, Vladimir Putin, në fillim të muajit, për zgjatjen e këtij gazsjellësi në brendësi të territorit grek, që më pas ai të shkojë në Evropën Qendrore.

Në ndërkohë, gazeta gjermane “Spiegel” online tha se kjo marrëveshje mund të firmoset të martën e ardhshme.

Një zyrtar i lartë grek tha se firmosja e marrëveshjes mund të ndryshojë Greqinë.

Megjithatë kjo marrëveshje mbetet me pikëpyetje për faktin nëse do ta miratojë BE-ja dhe për faktin se a mund të gjenerojë të ardhura në ndërkohë që nuk është firmosur ende.

Greqia po përpiqet dëshpërimisht me një listë të besueshme reformash dhe propozimesh për shkurtime shpenzimesh para kreditorëve të saj – BE, FMN, BQE – në shkëmbim të një kësti prej 7,2 miliardë euro.

E ardhmja e ekonomisë greke mund të jetë fokusi i bisedimeve të ministrave të Financave, të cilët takohen sot në sesionin pranveror të FMN-së në Uashington.

​Të hënën pa ujë të pijshëm disa çerdhe në Prishtinë

0

Ujësjellësi Rajonal Prishtina njofton se për shkak të punimeve teknike – vazhdimit të punimeve për realizimin vendosjes së kyçjeve shtëpiake, të hënën, 20 prill 2015, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa furnizim me ujë.

Konsumatorët e Zonës Qendër të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore “Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda për brenda lagjeve të lartëcekura se të hënën, më 20 prill 2015, duke filluar nga ora 10:00-15:00 do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht, vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në lagjet e lartcekura”, bëjnë të ditur ujësjellësi.

Thonë se punimet teknike të fazës së dytë të investimeve janë duke u zhvilluar me shpejtësi dhe janë pothuajse në përfundim, sidomos në lagjen “Aktash” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Barça “viktimizon” edhe Valencian e Mustafit, Messi prek edhe një rekord

0

Barcelona e ka “viktimizuar” edhe Valencian, duke e mposhtur sot në “Camp Nou”, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës spanjolle.

Skuadra katalonase edhe në duel me Valencian ka treguar lojë mjaft të mirë, duke marrë edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.

“Blaugranat” e kanë kontrolluar shumicën e lojës, ndërsa ishte Luis Suarez, në minutën e parë kalojë në epërsi nikoqirët prej 1-0, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, super ylli Lionel Messi shënoi golin e dytë për Barçën, dhe me këtë gol argjentinasi prek edhe një rekord pasi arrin në kuotën e 400 golave në fanellën e Barcelonës.

Edhe skuadra mysafirë kishte raste të barazojë rezultatin, sidomos në minutën e 10-të, kur nga pika e bardhë dështoi Daniel Parejo.

Në radhët e Valencias edhe në këtë ndeshje titullar ishte mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u “zverdhë” në minutën e 79-të.

Pas kësaj fitore, Barcelona forcon kreun e tabelës më 78 pikë, pesë më shumë së Real Madridi, e cila sonte luan kundër Malagas.

Alarmi i rremë për bombë, e kthen aeroplanin në aeroport

0

Një aeroplan i kompanisë “Turkish Airlines” që ishte nisur nga Stambolli për në Bazel është detyruar të kthehet nga është nisur, për shkak të një kërcënimi me bombë.

Aeroplani i tipit Boeing 737 në të cilin ndodheshin 151 pasagjerë, siç njofton një zëdhënës i kompanisë, ka aterruar pa probleme në Aeroportin e Stambollit, transmeton albinfo.ch.

Por shkaktare e gjithë këtij shqetësimi, siç u konstatua më vonë ishte një shaka e pakripë, e shkruar në muret e wc-së së aeroplanit, ku një pasagjer i pandërgjegjshëm kishte shkruar se në aeroplan ishte vendosur një bombë.

Megjithatë, udhëtarët e traumatizuar janë përcjellë në një aeroplan tjetër, me të cilin janë sjellë në Zvicër Aeroplani ka aterruar pa probleme në orën 16.46 në Aeroportin Basel-Mülhausen.

Ky është rasti i tretë i kësaj natyre që po i ndodh kompanisë Turkish Airlines në javët e fundit.

"Shteti është i popullit"(Video)

0

Protesta ishte fokusuar në sheshin “Skënderbe”në Prishtinë. Aty mbajtën fjalimet lideret kryesor të partive politike opozitare.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar para protestuesve se qeveritaret e përdorë ligjin kundër çdo personi që i kundërshton dhe numri i protestuesve dëshmon se këtajanë shteti dhe ata pushteti.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot kanë dal t’i thonë jo kapjes së shteti, fryrjes së faturave dhe censurimit të fjalës së lirë.

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka pyetur protestuesit para Qeverisë së Kosovës, një çështje që ai e ka quajtur shumë të thjeshtë.

Mitrovicë: Ende nuk gjendet Seadi

0

Edhe të shtunën, në ora 15:00, në takimin e radhës të Shtabit emergjent, për kërkimin e të riut Sead Alushi, nga Suhadolli i Mitrovicës, nuk është thënë asgjë e re, përveç asaj që është ripërsëritur deri tash, se kërkimet po bëhen, por Seadi, as i gjallë e as i vdekur, nuk po gjendet./21 Media/

Ambasadorja Xhejkobson në Hoqë të Madhe

0

Ambasadorja amerikane Trejsi Xhejkobson mori pjesë sot në përurimin e objektit të restauruar të venarisë së vjetër në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit. Ajo u shpreh e kënaqur me bashkpunimin që ambasada ka patur me komunën dhe komunitetin këtu.

“Jam shumë e lumtur që po përurojmë projektin e fundit dhe të vazhdueshëm në Hoqën e Madhe. Per 14 vite ne kemi investuar afër 500 mijë dollarë, ne trashigiminë kulturore të këtij vendi të vogël por mjaftë të pasur, duke përfshirë restaurimin e kishës së Shën Jovanit dhe Shën Stefanit. Sot po përurojmë edhe zyrtarisht qendrën e re ku njerëzit mund të mblidhen dhe të mësojnë për historinë e Hoqës së Madhe, dhe të mësojnë një nga gjërat më të preferuara të miat që është vera. Jamë e lumtur të them që kemi pasur një bashkpunim të mirë dhe të gjatë me komunën e Rahovecit me kryetarin dhe nënkryetarin në veqanti. Veqanërisht jam e lumtur për fillimin e implementimit të ligjit për Hoqën e Madhe. Kam qenë këtu jo vetëm si ambasadore por gjithashtu edhe si turiste. Është tërësisht një vend i veqant dhe meriton përkujdesjen dhe vëmendjen përsa I përket ruajtjes se trashigimisë kulturore”, ka thene me kete rast Trejsi Xhejkobson, amasadore e SHBA-së në Kosovë.

Restaurimi i këtij objekti ka kushtuar rreth 190 mijë dollarë ndërsa projekti është implementuar nga CHWB-ja./21 Media/

Qeveria: Protestë dinjitoze

0

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një kumtese kështu e ka vlerësuar protestën e sotme në Prishtinë:
“Duke shprehur respektin për të drejtën e protestës, si mjet demokratik të shprehjes së shqetësimeve qytetare, Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson kulturën e demonstruar sot nga protestuesit në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës vlerëson, po ashtu, organet e rendit për përkushtimin e tyre për të siguruar kushte normale për protestuesit dhe për të siguruar objektet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Aktivitet për pastrimin e Kalasë së Prizrenit

0

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të  të Monumenteve, në Prizren është mbajtur një aktivitet për pastrimin e Kalasë i cili është realizuar nga vullnetarët e iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, si dhe zyrtarë të institucionëve të ndryshme.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë së Kulturës pranë MKRS, Vjollca Aliu, tha se ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me vlerat dhe cenueshmërinë e monumenteve të trashëgimisë botërore duke promovuar masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur ato.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, tha se përmes këtij aktiviteti ne synojmë që të promovojmë  mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore.

Pjesë e këtij aktiviteti ambiental ishin dhjetëra vullnetarë të rinj nga shkollat e Prizrenit, të cilët thanë se nuk është hera e parë që marrin pjesë në organizime për mbrojtje të ambientit dhe monumenteve kulturo-historike në Prizren.

Ky aktivitet është mbështetur edhe nga drejtoria komunale për shërbime publike në Prizren./21 MEDIA

Policia: Nuk pati incidente, 2-2.500 protestues

0

Policia e Kosovës në raportin e saj të fundit, si një përmbledhje për mbarëvajtjen e protestës së sotme, thotë se ishin 2 mijë deri në 2 mijë e 500 persona.

Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për sjellje të mirë dhe kalimit të protestës pa incidente.

Bëjnë të ditur se një person është shoqëruar për intervistim në stacion policor, pasi që i njëjti është gjetur në posedim të një mjeti të ftohtë thikë, rast ky i cili nuk ndërlidhet me protestën.

Ja rrjedhshmëria e protestës sipas tyre:

Si vazhdimësi e njoftimit lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, ju informojmë se rreth orës 14:00 protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, për të vazhduar më pastaj në drejtim te objekti i Gjykatës Kushtetuese, objekti i KEDS-it, objekti i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Para objektit të Gjykatës Kushtetuese është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, dhe më pastaj nga disa protestues është realizuar një aksion simbolik ku është hedhur një lloj uji/ngjyre e zezë në drejtim të objektit të Gjykatës Kushtetuese.

Protestuesit pastaj kanë vazhduar në drejtim të objektit të KEDS-it, ku edhe aty është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, e po ashtu është realizuar një aksion simbolik, duke hedhur në tokë, duke dëmtuar/thyer orë matëse të rrymës, të sjella nga vet protestuesit.

Pas objektit të KEDS-it, protestuesit kanë vazhduar në drejtim të objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, ku është mbajtur një fjalim dhe është vendosur një “autoparlant” (megafon) i modifikuar.

Më pastaj protestuesit kanë vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku janë mbajtur disa fjalime nga organizatorët dhe në shenjë simbolike është vendosur një pankartë.

Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës, ashtu siç ka qenë e paraparë me planin policor, është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe protestuesit, si dhe ri-orientimin e trafikut dhe krijimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

Protesta ka përfunduar rreth orës 16:20 min, pa ndonjë incident i cili ndërlidhet me protestën, ku pjesëmarrës afërsisht kanë qenë 2.000-2.500.