Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Monumenteve, në Prizren është mbajtur një aktivitet për pastrimin e Kalasë i cili është realizuar nga vullnetarët e iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, si dhe zyrtarë të institucionëve të ndryshme.
Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë së Kulturës pranë MKRS, Vjollca Aliu, tha se ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me vlerat dhe cenueshmërinë e monumenteve të trashëgimisë botërore duke promovuar masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur ato.
Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, tha se përmes këtij aktiviteti ne synojmë që të promovojmë mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore.
Pjesë e këtij aktiviteti ambiental ishin dhjetëra vullnetarë të rinj nga shkollat e Prizrenit, të cilët thanë se nuk është hera e parë që marrin pjesë në organizime për mbrojtje të ambientit dhe monumenteve kulturo-historike në Prizren.
Ky aktivitet është mbështetur edhe nga drejtoria komunale për shërbime publike në Prizren./21 MEDIA
