Protestuesit arrijnë te KEDS-i

0

Protestuesit në këto momente kanë arritur te objekti i KEDS-it, ku do të kërkojnë lirimin e çmimit të energjisë elektrike.

Ata do ta kenë edhe një aksion simbolik dhe fjalim të shkurtër.

Ndërkohë, brenda objektit dhe oborrin e KEDS-it, ka forca të mëdha policore.

​Ronaldinho do ta mbyll karrierën në Meksikë

0

Ylli brazilian, Ronaldinho, 35 vjeç, është shprehur se do t’i japë fund karrierës në fund te sezonit, gjatë një konference shtypi në klubin e tij meksikan te Queretaro.

Braziliani, kampion botë në Japoni dhe Korenë e Jugut në 2002, i jep kështu fund zërave lidhur me tërheqjen e tij.

Ai tha gjithashtu se do të vazhdojë të luaje deri në fund duke qene “kompetitiv”, në klubin ku ka kaluar “momentet më të mira” në Meksike.

Ish-lojtari i PSG, FC Barcelona dhe AC Milan, tha gjithashtu se do ta zgjidh kontratën e tij me klubin modest te Querataro, më të cilin është lidhur deri në qershor të 2016.

Këtë jave, shtypi brazilian shkruante se Ronaldinho mendon që t’i japë fund karrierës në fund të këtij sezoni, duke u përgatitur për festën e lamtumirës.

Protesta filloi (Video)

0

Para pak çastesh ka fillluar protesta e subjekteve politike opozitare të Kosovës. Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë tubuar mijëra protestues. Së pari janë nisur në drejtim  të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Tash për tash nuk ka njoftime për ndonjë incident. Është paraparë që protestuesit të vazhdojnë në drejtim të godines së KEDS-it./21 Media/

 

Vëhet gurëthemeli i shtatores së dëshmorit të UÇK-së, Sadik Bega

0

Me një ceremoni është vënë gurëthemeli i shtatores së dëshmorit të UÇK-së, Sadik Bega, në 16 vjetorin e rënies së tij heroike. Në aktin e vënies së gurëthemelit, bashkëluftëtarë të tij kanë thënë se kujtimi për dëshmorët nuk do të shuhet asnjëherë, ndërsa monumentet e këtilla do të jenë frymëzuese për gjeneratat e reja, për ta dashur vendin dhe punuar për lirinë dhe paqen e tij.

Njëri nga komandantët e shquar të UÇK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka thënë se akti i vënies së gurthemelit të kësaj shtatore ngërthen emocione të veçanta, pasi bëhet fjalë për bashkëluftëtarin me të cilin kanë marrë pjesë në beteja për liri, duke rrugëtuar drejt lirisë dhe arritjes së idealit suprem.

Para vënies së gurëthemelit, në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj, janë bërë homazhe si dhe janë vendosur lule në varret e të rënëve për liri.

Policia angazhohet për rend dhe qetësi (Video)

0

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani,  tha për RTV21 sqaron se Polica e Kosovës nuk ka penguar asnjë rast protestuesit që vinin për t’i bashkangjitur protestës. Në rastin e Prizrenit nuk është ndaluar autobusi për protestë, por vetëm një person që ka qenë rast i njohur për Policinë. Ai njoftojë se në terrën janë mjaftueshëm policë për të mbajtur rendin./21 MEDIA/

 

Hidhet ngjyrë mbi Gjykatën Kushtetuese (Video)

0

Protestuesit pasi mbërritën te Gjykata kushtetuese, kanë filluar një aksion ne shenje paknaqsie, duke hedhur ngjyrë të zezë mbi muret e objektit të Gjykatës.

Dhe tani protestuesit janë duke u drejtuar te objekti i KEDS-it.
Marshi i protestuesve po përcillet më brohorima./21MEDIA/

Protestuesit arrijnë te Gjykata Kushtetuese

0

Protestuesit kanë arritur te Gjyakata Kushtetuese ku do të kërkojnë shkarkimin e kryetarit të kësaj Gjykate, Enver Hasanit
Meqë protestuesit janë duke ecur, nuk mund të flitet me saktësi për numrin e protestuesve që janë përgjigjur thirrjes së opozitës për protestë./21 Media/

Policia: Protesta është duke u zhvilluar e qetë

0

Lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, policia e Kosovës informon se protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana a e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës vazhdon të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime dhe deri në këto nuk është evidentuar asnjë incident

Si ndikon telefoni celular në shëndetin mendor

0

Sipas vlerësimeve të disa shkencëtarëve botëror thuhet se teknologjia celulare ndikon pozitivisht në shëndetin mendor.Sipas studimeve të shumëta në Britaninë e Madhe thuhet se teknologjia celulare është një alternativë e mirë për kurimin e problemeve mendore.

Shpeshherë teknologjia celulare mund të përdoret për të mbushur boshllëkun që çdokush ndjen herë pas here. Një përfundim i tillë jepet nga Samiti Botëror të Inovacionit në Shëndetësi.Në Mbretërinë e Bashkuar 1 në 4 persona përjetojnë probleme të shëndetit mendor. Këto sëmundje shpesh mund të jenë të pashërueshme duke i lënë njerëzit me pasoja për gjithë jetën(transmeton BBC)

Stërvitja, meditimi, praktikimi i artit shpesh shihen si rrugëzgjidhje për këto probleme. Por, a ka mënyra të tjera alternative për kurimin e problemeve mendore?

Telefonët celularë na shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Megjithatë, pak prej nesh e dinë që nga celularët mund të shkarkohen programe të ndryshme terapeutike.

Telefoni celular mund të përdoret gjithashtu për të bërë terapi në grup. Edhe pse nuk je i pranishëm, pacientët mund të marrin një mbështetje e madhe, madje edhe shërim.

Një shembull vjen nga kompania suedeze “Tool Shop”, e cila ka krijuar një program të quajtur “Viary” për njerëzit e prekur nga depresioni. Ky program vëzhgon pacientët gjatë aktivitetit ditor dhe në këtë mënyrë terapisti njihet me problemet e pacientit duke e ndihmuar në zgjidhjen e tyre(transmeton BBC)

Një studim për këtë aplikim është realizuar në Suedi në vitin 2013, mbi 38 pjesëmarës me depresion, duke treguar potencialin që kanë këto teknologji për trajtimin e sëmundjeve të shëndetit mendor.

Opozitarët filluan protestën

0

Mijëra protestues të udhëhequr nga tri partitë opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë nisur protestën e paralajmëruar për sot.

Protesta ka nisur tek sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe protestuesit po mbajnë flamuj kombëtar dhe parulla që shpërfaqin kërkesat e protestës.

“Me hajna nuk ka shtet”, “Hajnat në burg, jo në Qeveri”, “Asociacioni i Serbisë i barabartë me ndarjen e Kosovës”, janë disa nga mbishkrimet që mbajnë parullat e protestuesve.

foto e protestes

Shkaqet kryesore që kanë nxitur mbledhjen e këtyre protestuesve, janë dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës etj.

Protesta që sipas “Opozitës së Bashkuar” konsiderohet si protestë gjithë popullore ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe do të përfundoj në sheshin ‘Skenderbe’.

RTV21 është duke trasmetuar LIVE protestën

Liderët e subjekteve opozitare tanimë kanë arritur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku për momentin janë me qindra protestues. Nga aty së shpejti fillon protesta për të vazhduar te Gjykata Kushtetutese.