Haradinaj: “Presim që të ndërmarrin diçka gjatë këtyre ditëve ”(Video)

0

Një ditë pas protestës, së organizuar nga subjekteve opozitare dhe pas Akademisë Përkujtimore – Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë në plotësimin e kërkesave të tyre pas protestës./21 Media/

Hoxha në takimin e 11-të sekretarëve të Përgjithshëm të FIBA Evropës

0

Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), do të marrë pjesë në takimin e 11-të, të Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Evropës që do të mbahet më 20.04.2015 (e hënë) në Munih të Gjermanisë.

FBK përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e sekretarit Hoxha në këtë takim, ku do të diskutohet për zhvillimet më të reja në FIBA Evropë.

“Në këtë takim është ftuar për të marr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha. Krahas takimit të Sekretarëve të Përgjithshëm që ka të bëjë me zhvillimet më të reja në FIBA Evropë, Hoxha do të takohet edhe me drejtorin e garave të FIBA Evropës, Ljubomir Mandic me të cilin do të bisedojë në lidhje me përgatitjet e Kosovës për Kampionatet Evropiane me dy Përfaqësueset U-16 dhe U-20, të cilat do të marrin pjesë në këto gara në korrik në San Marino (U-16) dhe në po të njëjtin muaj në Hungari (U-20)”, është thënë në njoftimin e FBK-së.

Sipas këtij njoftimi, Hoxha do të takohet edhe me homologët e tij nga Maqedonia, Mali i Zi e Sllovenia për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, tani që Kosova është anëtare e barabartë me shtetet tjera në FIBA.

Duhet theksuar se pas këtij takimi që do të mbahet të hënën e 20 prillit, pason ai i kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtarit të Bordit, Arben Fetahu në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, i cili mbahet më 16 e 17 maj në Maltë.

Çokollata shkakton pagjumësinë!

0

Çokollata ka në përbërje të saj kafeinë, sidomos çokollata e zezë. Kafeina gjendet te kakao, nga e cila përbëhet çokollata. Është e njëjta gjë që ndodhet në kafenë, e cila na ndihmon të zgjohemi në mëngjes, na stimulon mendjen, dhe aktivizon metabolizmin. Disa lloje çokollatash të zeza përmbajnë një sasi të konsiderueshme kafeine. Edhe qumështi me çokollatë ka në përbërje të tij kafeinë (9-12 mg) më shumë se sa në një filxhan kafe.

Përveç kafeinës në përbërje të çokollatës ka edhe stimulantë të tjerë, si për shembull: theobromine, e cila shpeshton rrahjet e zemrës dhe s’na lë të flemë. Nga ana tjetër, çokollata e bardhë është lloji që mund të konsumohet pa problem, pasi nuk ka përmbajtje theobromine dhe as sasi të mëdha kafeine.

Hakerat publikojnë të dhëna për aktorë e këngëtarë, objektiv edhe Rita Ora

0

Një sulm i fundit në e-mailet e kompanisë Sony ka vënë në siklet të madh shumë yje të botës së showbizit.Informacionet në lidhje me audicionet e One Direction, Adele, Rita Ora e Simon Cowell janë publikuar në internet. Gjithashtu janë publikuar detaje në lidhje me aktorët si Benedict Cumberbatch, Tom Hardy dhe Sacha Baron Cohen.(transmeton ballkanweb)

Të dhënat e publikuara kanë zbuluar edhe biseda mes të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe producentëve të Hollywoodit. WikiLeaks e ka bërë edhe më të lehtë qasjen në këtë databazë, pasi informacionet të cilat konsiderohen të rëndësishme gjenden duke bërë kërkim me emrin e një muzikanti apo aktori.

Kompania Sony e ka quajtur sulmin si “veprim keqdashës kriminal”. Një zëdhënës i kompanisë tha se ngjarja është një “vazhdim i luftës për siguri dhe privatësi të kompanisë dhe të 6 mijë punëtorëve të saj”.

Një grup i quajtur “Guardians Of Peace” kanë marrë përgjegjësinë e sulmit. FBI ka thënë se grupi është lokalizuar në Korenë e Veriut. Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka thënë se e-mailet janë pjesë e një “konflikti gjeo-politik”.

Mbyllet sezoni për Modriçin

0

Mesfushori kroat Luka Modrië është lënduar në ndeshjen e fundit të Real Madridit dhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës.

Ylli i futbollit kroat ishte i lënduar edhe më herët ku mungojë për gjashtë muaj, kurse tash më lëndimin e ri nuk do të këtë mundësi të luajë deri në fund të këtij kampionati.

“Pas testeve mjekësore në spitalin Sanitas La Moraleja, Luka Modriçit ligamentin e gjurit të djathtë”, shkruan në faqen e skuadrës së Realit.

Siç dihet mesfushori kroat mbetet njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Furious 7” vazhdon me rekorde

0

Filmi “Furious 7”, po vazhdon të thej rekorde në shikueshmëri. Edhe gjatë javës që po lëmë pas, ai ka kryesuar top listën e 10-të filmave më të shikuar të javës.
Ky film i regjisorit James Wan, në javën e dytë të shfaqjes nëpër kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka fituar 59 milionë e 585 mijë dollarë.21 Media

“Tanku në oborrin tim”pjesëmarrës në Eastern NC Film Festival

0

Filmi i metrazhit të shkurtër “Tanku në oborrin tim” me skenar dhe regji të Mentor Spahiut, pritet të jetë pjesëmarrës në konkurrencën zyrtare te festivalit “Eastern NC Film Festival” i cili mbahet në Winterville të Carolines Veriore.

Ky është festivali i dytë ku filmi shfaqet në konkurrencën zyrtare, filmi është shfaqur edhe në “West Nordic International Fim Festival” në Norvegji”,(transmeton Kultpus)

Ky film i kompletuar së realizuari në tetor të një viti më parë, trajton një temë sociale, ndërkohë që ngjarja zhvillohet në kohën e luftës së fundit në Kosovë dhe në atë të pasluftës përmes një familje të dëshmorit, përkatësisht babait të tij.

Në filmin “Tanku në oborrin tim” luajnë aktorët: Selman Lokaj, Fatime Llugiqi, Selami Taraku, Endrit Spahiu, Elirjeta Morina, Leonita Spahiu, Rabije Kryeziu, Molikë Maxhuni, Donikë Ahmeti dhe Alban Çela.

Mustafa: Sali Çekaj u flijua për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës

0

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, nën përkujdesjen e të cilit u mbajt sot akademia përkujtimore për heroin Sali Çekaj, tha se bashkë me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë shënuan 16-vjetorin e rënies dhe nderuan veprën e heroit Sali Çekaj.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Mustafa ka përmendur personalitetet dhe përfaqësuesit e institucioneve që morën pjesë në akademinë përkujtimore.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Sot shënuam gjashtëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike të Sali Çekajt. Me një prezencë të madhe, të miqve, bashkëpunëtorëve, bashkëluftëtarëve e qytetarëve nga shumë anë të Kosovës u nderua vepra e Heroit Sali Çekaj.

Të gjithë ishim bashkë ta nderojmë Heroin tonë; presidenti i mëparshëm, Sejdiu, deputetë, ministra, komandanti i FSK-së, kryetarë të komunave, komandantë të UÇK-së, pjesëtarë të Ministrisë së Forcave të Armatosura të Kosovës. Ishte familja e Heroit Sali Çekajt, familja e Heroit Agim Ramadani, komandanti i zonës Operative të Dukagjinit, Gjeneral Ramush Haradinaj, familjarët e Heroit, Tahir Zemaj; drejtuesit më të lartë të njësive që luftuan në Koshare, Rrustem Berisha e Anton Quni dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre të ngushtë.

Heroi i popullit Sali Çekaj, meriton respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai punoi dhe u flijua për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi” (sic), ka shkruar Mustafa në Facebook.

Nga kriza do të vuaj Greqia, jo BE-ja

0

Do të vuante Greqia, e jo Evropa, për shkak të problemeve të cilat do të mund të dilnin në sipërfaqe për shkak të situatës financiare në Greqi, pasi që Evropa ka krijuar mekanizma për t’u mbrojtur, deklaroi ministri francez i Financave, Mishel Sapen.
Sipas tij, nëse do të ndodhte diç e dëmshme, atëherë kjo do të mund të kishte pasoja serioze për Greqinë dhe popullin grek dhe shtoi se Evropa nuk është më në situatën, në të cilën ka qenë para katër apo pesë viteve.
Sapen deklaroi se Evropa ka mësuar leksionin dhe e di se si duhet ndërtuar mure, për të mbrojtur vetën dhe sistemin e vet bankar dhe nënvizoi se Evropa për këtë arsye është sot shumë më e fortë dhe qartësoi se rreziku ekziston vetëm për Greqinë.
Ai më tutje shtoi se Athina duhet të respektojë rregullat, të cilat vlejnë për të gjitha shtetet anëtare të Eurozonës dhe nënvizoi se Greqia nuk ka nënshkruar vetëm memorandumin, por edhe marrëveshjet dhe obligimet që duhet të respektohen.
Më herët, shefi i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Dragi, deklaroi se Greqia duhet të bëjë shumë më tepër dhe atë urgjentisht në përpjekjet për të hartuar një plan të pranueshëm, nëse dëshiron financim shtesë nga ana e Bashkimit Evropian.21 Media

Gjermania ka nevojë për “imigrantë të talentuar”

0

Në kuadër të debatit kombëtar për imigracionin në Gjermani, i nxitur si nga protestat anti-islamike në vend, ashtu edhe nga mbytja e qindra imigrantëve në Detin Mesdhe, ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Mazier, hërë po kërkon hapjen e vendit për imigrantët e ri, e herë po kërkon përpjekje të shtuara ndërkombëtare, për të ndalur valën e tyre.
Ideja e De Mazierit është që vendi të pranoi imigrantë në ato profesione, në të cilat nuk ka punëtorë të mjaftueshëm gjermanë.
Ai deklaroi se Gjermania duhet të reklamohet në ato shtete, nga të cilat Berlini dëshiron të pranojë imigrantë. Në mesin e tyre siç duket nuk janë shtetet nga Ballkani, ngase De Mazier ka kërkuar shtimin e përpjekjeve ndërkombëtare, për të ndalur valën e azilkërkuesve nga shtetet e Evropës Juglindore.
Sipas fjalëve të tij, vetëm në çerekun e parë të këtij viti pothuajse gjysma e personave të regjistruar, që kanë kërkuar azil në Gjermani, janë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.21 Media