Mustafa: Sali Çekaj u flijua për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, nën përkujdesjen e të cilit u mbajt sot akademia përkujtimore për heroin Sali Çekaj, tha se bashkë me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë shënuan 16-vjetorin e rënies dhe nderuan veprën e heroit Sali Çekaj.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Mustafa ka përmendur personalitetet dhe përfaqësuesit e institucioneve që morën pjesë në akademinë përkujtimore.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Sot shënuam gjashtëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike të Sali Çekajt. Me një prezencë të madhe, të miqve, bashkëpunëtorëve, bashkëluftëtarëve e qytetarëve nga shumë anë të Kosovës u nderua vepra e Heroit Sali Çekaj.

Të gjithë ishim bashkë ta nderojmë Heroin tonë; presidenti i mëparshëm, Sejdiu, deputetë, ministra, komandanti i FSK-së, kryetarë të komunave, komandantë të UÇK-së, pjesëtarë të Ministrisë së Forcave të Armatosura të Kosovës. Ishte familja e Heroit Sali Çekajt, familja e Heroit Agim Ramadani, komandanti i zonës Operative të Dukagjinit, Gjeneral Ramush Haradinaj, familjarët e Heroit, Tahir Zemaj; drejtuesit më të lartë të njësive që luftuan në Koshare, Rrustem Berisha e Anton Quni dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre të ngushtë.

Heroi i popullit Sali Çekaj, meriton respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai punoi dhe u flijua për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi” (sic), ka shkruar Mustafa në Facebook.