Do të vuante Greqia, e jo Evropa, për shkak të problemeve të cilat do të mund të dilnin në sipërfaqe për shkak të situatës financiare në Greqi, pasi që Evropa ka krijuar mekanizma për t’u mbrojtur, deklaroi ministri francez i Financave, Mishel Sapen.
Sipas tij, nëse do të ndodhte diç e dëmshme, atëherë kjo do të mund të kishte pasoja serioze për Greqinë dhe popullin grek dhe shtoi se Evropa nuk është më në situatën, në të cilën ka qenë para katër apo pesë viteve.
Sapen deklaroi se Evropa ka mësuar leksionin dhe e di se si duhet ndërtuar mure, për të mbrojtur vetën dhe sistemin e vet bankar dhe nënvizoi se Evropa për këtë arsye është sot shumë më e fortë dhe qartësoi se rreziku ekziston vetëm për Greqinë.
Ai më tutje shtoi se Athina duhet të respektojë rregullat, të cilat vlejnë për të gjitha shtetet anëtare të Eurozonës dhe nënvizoi se Greqia nuk ka nënshkruar vetëm memorandumin, por edhe marrëveshjet dhe obligimet që duhet të respektohen.
Më herët, shefi i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Dragi, deklaroi se Greqia duhet të bëjë shumë më tepër dhe atë urgjentisht në përpjekjet për të hartuar një plan të pranueshëm, nëse dëshiron financim shtesë nga ana e Bashkimit Evropian.21 Media
