Të mirat shëndetësore të brokolit

0

Brokoli është shumë i mirë kundër stresit: përbërësit e tij kanë treguar efekte të rëndësishme në shëndetin e njerëzve, në veçantë për të mbrojtur qelizat e stresit dhe në sëmundje si alcajmeri.Një gjë e tillë bëhet e ditur nga Paolo Kostantino, dekan i biologjisë molekulare në Universitetin e Romës, që paraqiti rezultatet e para të studimit mbi efektet e kësaj bime të pasur me antioksidantë.

Brokoli përmban një sasi të lartë të kaliumit i cili ndihmon të mbajmë një sistem të shëndoshë nervor dhe funksionin optimal të trurit, gjithashtu nxit dhe rrit rritjen e rregullt të muskujve.Brokoli ndihmon në shëndetin e mirë të kockave dhe parandalimin e osteoporozës. Brokoli është i dobishëm edhe në riparimin e lëkurës së djegur nga dielli. Konsumimi i brokolit mund të bëjë të mundur dhe parandalimin e kancerit.

Në Pallatin e drejtësisë bojkotohet puna

0

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë edhe sot bojkotuan punën në shenjë pakënaqësie për aksidentet që kanë ndodhur kohëve të fundit, ku patën probleme në ashensor, me mungesë e ventilimit, më ujë …

Për dallim nga ditët e kaluara protesta u realizua në vendet e punës, por po shqyrtohen vetëm rastet urgjente dhe me prioritet.

Në ambientet e pallatit të Drejtësisë as sot nuk punonin ashensorët. Nga matja që është bërë nëpër zyre, prania e oksigjenit ka dalë se është zero./21MEDIA

​Lista e golashënuesve në Premier League

0

Sergio Aguero dhe Harry Keane janë sulmuesit që kryesojnë listën e golashënuesve në Premier League më nga një gol më shumë së sulmuesi i Chelseat, Diago Costa. Ky i fundit s’po luan për shkak të lëndimit.

Në dy pozitat tjera renditen Charlie Austin i Queens Park Rangers dhe Alexis Sanchez i Arsenalit. Deri në fund pritet të jetë një garë e fortë së kush do të fitojë “Këpucën e Artë” në Angli.

Lista e golashënuesve

1.Sergio Aguero (Manchester City) 20 gola

2.Harry Kane (Tottenham Hotspur) 20

3.Diego Costa (Chelsea) 19

4.Charlie Austin (QPR) 17

5.Alexis Sanchez (Arsenal) 14

Zjarr në motorin e avionit me liderë boshnjakë

0

Një delegacion me zyrtarë të lartë boshnjakë, që ishin nisur mbrëmë më avion nga Uashingtoni për në Vjenë, u detyruan të kthehen pasi një zjarri në avionin e motorit. Incidenti shpëtoi pa të plagosur.

Në avion ndodhej edhe ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak, kryeministri i Federatës Kroato-myslimane, Fadil Novalic, guvernatori i Bankës Qendrore të Bosnjës, Kemal Kozhariç, të cilët kishin marrë pjesë, në Uashington, në një takim të FMN-së, transmeton televizonin boshnjak TVN1.

Të premten e kaluar, avioni që transportonte presidentin serb, Tomislav Nikoliç për në Vatikan u detyrua të ulej sërish në Beograd, pas zjarrit në një prej motorëve të tij./21MEDIA

Më në fund prezantohet Sony Xperia Z4

0

Pas shumë spekulimesh, e pasi ka nxitur kureshtjen e shumë njerëzve, Sony më në fund ka prezantuar telefonin e saj inteligjent, Xperia Z4.

Telefoni ka dizajnin OmniBalance me trup 6.9mm të hollë dhe anësore prej metali. Ashtu si paraardhësi i tij, edhe Xperia Z4 ka marrë certifikimin IP68, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Sony Xperia Z4 përmban ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë Quad HD. Ai fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit dhe me tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD. Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.

Prezantohet Sony Xperia Z4.

Në anën e pasme ka kamerë 20.7 megapikselë me sensorin e imazheve Exmor RS së bashku me motorin e përpunimit të imazheve BIONZ. Telefoni është i pajisur me Lentat G me hapje 1/2.3 inç. Kamera ofron mbështetje për opsionet HDR të imazheve si dhe veçorinë ‘Cooking Mode’  për t’i shkrepur foto ushqimit. Kamera frontale është 5 megapikselë me sensorin Exmor R. Xperia Z4 përmban bateri të palëvizshme me kapacitet 2,930 mAh dhe peshon 144 gramë.

Lëngjet e frutave rrezikojnë diabetin tek fëmijët

0

Ekspertët paralajmërojnë se lëngjet e frutave,që nga shumë prindër mund të shihen si një alternativë e shëndetshme,nuk duhet të pihen më shumë se një herë në ditë, pasi përmbajnë shumë sheqer.

Djem dhe vajza të moshës 11-19 vjeç zakonisht ushqehen me 42% më shumë sheqer dhe 14% më shumë yndyrna të ngopura.

Lengje frutash vetëm 10% e adoleshentëve dhe 7% e adoleshenteve ushqehen me 5 porcione fruta dhe perime në ditë.Edhe fëmijët 10 vjeç e poshtë i tejkalojnë normat e sheqerit me 34%. Burimi i tyre i sheqerit janë lëngjet e frutave, çokollatat, biskotat dhe kekët.

Studiuesit thonë se ndërsa lëngjet e frutave shihen si një alternativë e mirë për fëmijët, ato duhet të përdoren vetëm një gotë në ditë, pasi kanë përmbajtje të lartë në sheqer.

Kushtetuesja e Supremja shkëmbejnë përvoja me Malin e Zi

0

 Të martën dhe të mërkurën (21-22 prill), Gjykata Kushtetuese në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar (IRZ),në Budvë të Malit të Zi, organizon punëtorinë në temën : “Inkurajimi i referimit të kërkesave nga Gjykata Supreme dhe gjykatat e tjera të rregullta të Republikës së Kosovës”

Ky bashkëpunim ka për qëllim shkëmbimin e mëtejmë të përvojave të gjyqtarëve të të dy gjykatave përkitazi me parashtrimin e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Punëtoria organizohet në vazhdën e takimeve të rregullta dhe të bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.

Folës dhe moderatorë të punëtorisë, e cila do të mbahet në Budvë të Malit të Zi, do të jenë Prof. dr. Ulrich Karpen, profesor dhe dekan i Departamentit të së Drejtës publike dhe i Shkencave Politike në Universitetin e Hamburgut, dhe Prof. dr. Matthias Hartwig, profesor i së Drejtës kushtetuese në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani./21MEDIA

Gjakovë: U gjet trupi i pajetë i të riut të zhdukur

0

Është gjetur trupi i pajetë i Zija Nuka, 22 vjeçar, i zhdukur gjashtë ditë më parë, pak metra para shtëpisë së tij, gjegjësisht tek ish deponia e mbeturinave e quajtur si ‘Nakarade’ nga banorët e lagjes ‘Ali Kodra” – Kolonia I, në komunën e Gjakovës.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Kapiten Kriste Gjoka, ka thënë se e kanë gjetur një trup por nga pamundësia për ta identifikuar viktimën në fjalë nga maltretimi fizik që i është bërë. Policia ka kontaktuar familjarët që të identifikojnë atë.

Motivet e vrasjes ende janë të panjohura./21MEDIA

Finlandë: Opozita fiton zgjedhjet

0

Partia opozitare në Finlandë është shpallur fitues i zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend.

Me të gjitha votat e numëruara të zgjedhjeve që janë mbajtur dje, Partia e Qendrës ka fituar 49 vende në parlamentin finlandez që ka 200 ulëse.

Partia e dytë në këto zgjedhje doli partia populiste “Partia e Finlandezëve” me 38 ulëse, parti kjo që njihet për politikat kundër emigrantëve. Kjo parti kundërshton pakot e ndihmave për vendet e eurozonës në krizë derisa avokon largimin e Greqisë nga eurozona./21MEDIA

Kosova (s)ka luks për ministri të re

0

Në seancën e kaluar Agim Çeku, kishte propozuar të krijohet një ministri e veçantë për vlerat e luftës, por njohësi i çështjeve ushtarake, Naim Maloku nuk e sheh të arsyeshme të themelohet një ministri e tillë, edhe pse për kundër tij deputeti Rexhep Selimi thotë se ajo do të ishte e mirëseardhur.

Naim Maloku ka treguar se disa shtete kanë një ministri të tillë, por megjithëkëtë ai u shpreh se Kosova ka aq shumë ministri saqë nuk e ka luksin të ketë shpenzime shtesë nga buxheti ka thënë ai.

Përkundër tij, Rexhep Selimi thotë se është e mirëseardhur një ministri për veteranët. Edhe pse sipas tij, propozimi i Çekut nuk ka të bëjë me shqetësimin për veteranët, por për blerje të kohës./21MEDIA