Është gjetur trupi i pajetë i Zija Nuka, 22 vjeçar, i zhdukur gjashtë ditë më parë, pak metra para shtëpisë së tij, gjegjësisht tek ish deponia e mbeturinave e quajtur si ‘Nakarade’ nga banorët e lagjes ‘Ali Kodra” – Kolonia I, në komunën e Gjakovës.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Kapiten Kriste Gjoka, ka thënë se e kanë gjetur një trup por nga pamundësia për ta identifikuar viktimën në fjalë nga maltretimi fizik që i është bërë. Policia ka kontaktuar familjarët që të identifikojnë atë.
Motivet e vrasjes ende janë të panjohura./21MEDIA
