Publikohen emrat e veteranëve "të mëdhenj” të Shtabit të Përgjithshëm

0

Sonte vonë janë publikuar edhe listat e veteranëve dhe dëshmorëve të UÇK-së të Shtabit të Përgjithshëm.

Në këtë listë statusin e veteranit e kanë fituar 32 veta ndërkaq 16 janë dëshmorë të kombit.

Listës i prin Adem Grabovci, pastaj Adem Demaci, Agim Çeku, Azem Syla pasuar nga edhe nga Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, etj.

Në këtë listë është edhe shefi i SHIK-ut të Shqipërisë Fatos Klosi, ndërsa pasohet nga Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Xhavit Haliti etj.

Në listë të dëshmorëve janë heronjtë Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Ilir Konushevci, Bahri Fazliu, Adrian Krasniqi dhe dëshmorë tjerë të kombit.

“Epoka e re”, ka siguruar listën e plotë të Shtabit të Përgjithshëm, Njësitë e Ndryshme, Vartëse të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së -statusi i veteranit.
“Epoka e re”, ka siguruar listën e plotë të Shtabit të Përgjithshëm, Njësitë e Ndryshme, Vartëse të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së -statusi i veteranit.
Ja lista e veteranëve të Njësive Vartëse të SHP të UÇK-së

shp1

shp2

Turqia dhe Gjermania, gjenocid apo jo?

0

Turqia ndan dhimbjen me Armenët të cilëve baballarët dhe gjyshërit e tyre u vranë gjatë deportimit në vitin 1915 ka thënë kryeministri tukr Ahmet Davutoglu .

Por armenët këto vrasje masive i konsiderojnë gjenocid, term këtë që refuzon ta pranojë Turqia transmeton AFP.

Davutoglu në deklaratën e tij të sotme edhe njëherë tha se Turqia nuk e pranon fjalën gjenocid për vrasjen e armenëve.

Në anën tjetër, Bundestagu gjerman është i vendosur për të përdorur termin gjenocid në një rezolutë që shënon 100 vjetorin e masakrave të armenëve në Turqi .

Rezoluta gjithashtu do të theksojë se si Gjermania është për Holokaustin nazist .

Tash ftohet Vuçiq në Prishtinë

0

Ndërsa një nismë e një organizate joqeveritare në Beograd ka dalë të jetë një “tollumbace”, rrugëve të saj është nisur një organizatë joqeveritare nga Kosova që ta sjellë kryeministrin serb në Kosovës.
Lëvizja ‘Fol’ e ka ftuar Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në forumin ‘Fol Hapur’, në Prishtinë.

Thuhet se FOL i ka thënë Vuçiqit se po e fton atë në funksion të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal në frymën e integrimit në BE, raporton KTV.

“Gjithashtu në funksion të reflektimit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, Lëvizja FOL ju fton të flisni në Forumin FOL Hapur që e kemi iniciuar intensivisht vitin e kaluar. Kosova dhe Serbia, si dy shtete fqinje e ndërkombëtarisht janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dy shoqërive. Prandaj, besojmë se është kruciale dhe e nevojshme që të ketë bashkëpunim në fusha të ndryshme jo vetëm në nivelin politik dhe institucional siç ka qenë deri tash”, thuhet në ftesën e Lëvizjes FOL të nënshkruar nga drejtori i saj ekzekutiv, Petrit Zogaj,

Besohet se edhe kjo ftesë do ta ketë fatin e njejtë si ftesa për Thacin në Beograd.

No passaran për Thaçin në Beograd

0

Organizata joqeveritare serbe, Këshilli Rinor për Arsim, ka tërhequr ftesën për Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi, si dhe atyre të Bosnjës dhe Maqedonisë, për konferencën rajonale, e paraparë të mbahet më 24 prill, në Beograd.

Organizatorët kanë thënë se janë përballur me “kërcënime dhe presione të forta politike”.

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar arrestimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në rast të vizitës në Beograd.

Kjo, sipas tyre, do të bazohej në vendimin e gjykatës serbe të vitit 1997, e cila kishte dënuar Thaçin me 10 vjet burgim për shkak të “terrorizmit”.

Ndërkohë Politiko.net shkruan se e ka siguruar letrën Që ka mberritur në Qeverinë e Kosovës me të cilën paralajmërohet Thaci se do té arrestohej po té shkonte ne Serbi.

Në letrën që e ka dërguar Dejan Pavicevic, Oficer i Zyrës Ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, të cilën e ka siguruar Politiko.net, thuhet se Hashim Thaçi do të ndalohet në kontaktin e parë me ndonjë agjenci te ligjit e zbatimit të Republikës së Serbisë dhe ai do të dërgohet para Gjykatës Kompetente të Ligjit.

“Lidhur me kërkesën për vizitën e z. Thaçi dhe delegacionin e tij në Beograd me 24 prill 2015, është detyra ime t’ju informoj se z. Thaçi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dhe u dënua me 10 vjet burg më 11 korrik 1997. Ky vendim u konfirmua nga Gjykata e Lartë e Serbisë më 12 mars 1999″.

“Duke marrë në konsideratë sistemin juridik të Republikës së Serbisë dhe faktin se verdikti i z. Thaçi është në fuqi të plotë juridike, detyra ime është që t’ju informoj se z.Thaçi, në përputhje me rrethanat, do të ndalohet në kontaktin e parë me ndonjë agjenci të ligjit e zbatimit të Republikës së Serbisë dhe ta sjellin para Gjykatës Kompetente të Ligjit”, thuhet në letrën e Pavicevic, të cilën e sjell Politiko.net.

ZëvendësKryeministri Hashim Thaçi ishte ftuar të marrë pjesë në konferencën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: së bashku mund të bëjmë edhe më mirë”, organizuar nga OJQ “Komiteti i Edukimit të të Rinjve”. Ai, në parim, kishte thënë “po”, por për realizimin ose jo të kësaj vizite ishte kërkuar përgjigje nga nikoqirët.

Garë e nxehtë mes Ronaldos e Messit

0

Garë e nxehtë po zhvillohet për “Këpucën e Artë” në La Liga. Dy lojatrët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po zhvillojnë një garë mjaftë të fortë dhe janë lider të pakontestueshëm në shënimin e golave.

Të dy këta futbollistë kanë shënuar në fundjavën e sapo e lamë pas. Ronaldo ka shënuar deri tash 39 gola, kurse Messi ka katër gola më pakë të shënuara.

Lista e golashënuesve

1.Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 39 gola

2.Lionel Messi (Barcelona) 35

2.Antonio Grizezmman (Atletico Madrid) 20

4.Neymar (Barcelona) 18

5.Carlos Bacca (Sevilla) 17

Kompani zvicerane prodhon orë me shqiponjën dykrenare

0

Kompana prestigjioze zvicerane CVSTOS ka bërë të ditur se ka prodhuar një orë me shqiponjën dykrenare, simbolin tonë kombëtar.

Linja e orave quhet “Besa Edition” dhe do të ketë 25 ora të tilla në qarkullim.

Koleksioni i limituar është prodhuar me një dedikim ngaj kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

Anulohet ftesa për Thaçin në Beograd

0

Organizata joqeveritare në Serbi, Këshilli Rinor për Arsim, ka tërhequr ftesat për ministrat e Jashtëm të Serbisë, Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë për një konferencë rajonale, ka njoftuar përmes një mesazhi në Twitter kjo organizatë.

Konferenca “Integrimi i Ballkanit Perëndimor: Së bashku mundemi më mirë” mbahet më 24 prill.Organizatorët kanë thënë se janë përballur me “kërcënime dhe presione të forta politike”, raporton REL.

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar arrestimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në rast të vizitës në Beograd.

Kjo, sipas tyre, do të bazohej në vendimin e gjykatës serbe të vitit 1997, e cila kishte dënuar Thaçin me 10 vjet burgim për shkak të “terrorizmit”.

​Ferizaj: Arrestohet demoluesi i shkollës

0

Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes së rëndë” dhe “dëmtim prone” në shkollën ,,Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Raportet e para flasin se i mituri E.N. me datë 06.04.2015 ka dëmtuar dy dritare të kësaj shkolle ,kurse me 09.04.2015 duke depërtuar me forcë në objektin e po kësaj shkolle ,ka dëmtuar disa dyer të zyrave si dhe ka dëmtuar një numër të ditarëve shkollor.

“Hetuesit policorë gjatë intervistimit i cili është kryer në prani të prindit dhe punëtorit nga Qendra për Punë Sociale, kanë identifikuar vendin dhe gjetur provat materiale ku i dyshuari kishte shkatërruar dy ditarë, kurse pesë të tjerë i kishte ndezur”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka pasur edhe informatën se ky i dyshuar posedon edhe një armë zjarri, ku pas bisedës i njëjti ka pranuar se e ka një të tillë, por ajo armë është e një shoku dhe se me të njëjtën armë ka postuar një foto në rrjetin social.

“Në bashkëpunim me prindin e të dyshuarit, arma është sjellë dhe konfiskuar, kurse ndaj pronarit të armës ,gjithashtu i mitur J.T. është ngritur kallëzim penal për mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.ka thënë Gashi.

Pas intervistimit ,personat janë liruar, kurse lënda është duke u kompletuar nga hetuesit policorë dhe do të dërgohet në gjykatën kompetente.

Spektakël antidroge, në Gërmi, arrestohen 8 persona

0

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës ka arrestuar tetë persona në parkun e Gërmisë për posedim të substancave narkotike.

Krejt ky aksion mori hov nga një njoftim në rrjetet sociale ku lajmërohej se sot në parkun “Gërmia” do të mbahej një aktivitet në kuadër të Festivalit Share/Love 4/20, ku pretendohej të konsumohej kanabis në mënyrë kolektive.

Dhjetëra të rinj që ishin mbledh për të bërë qejf e dikush edhe për të provuar ndonjë “joint” nuk u lanë rehat kjo pasi që konsumimi i substancave narkotike është i ndaluar edhe me ligj. Por këta të fundit kërkuan legalizimin e marihuanës.

Të rinjtë thanë se policia i ka trajtuar si kriminel…

Vullnet Krasniqi, është terrorizuar nga sjellja e policisë. Sipas tij, kjo tregon se ka ardhur koha që duhet të debatohet legalizimi i marihuanës.

“Ky ‘event’ e ka një të mirë dhe një të keqe. Të mirë e ka se e ka treguar se është nevoja dhe koha për të debatuar për marihuanën dhe është koha për të marrë seriozisht legalizimin e marihuanës. E ka treguar një të keqe që ne e kemi sot një shtet, një polici e cila ende nuk ka arritur ta bëj dallimin në mes të kriminelit dhe atij që e vendos se çka donë të bëjë në jetën e vet. Në jetën e tij, në kuptimin se nëse do dikush të ngreh bari në shtëpinë e vet, nëse donë me konsumua marihuanen dhe sot i kemi 100 e një mijë fakte të cilat tregojnë se marihuana nuk është e dëmshme dhe nuk ka pse të jetë ilegale më… natyrisht që duhet të legalizohet sepse kjo do të kishte ndihmuar shtetin që ta mbajë në kontroll tregun e shitjes së marihuanës”, tha Krasniqi.

Edhe Hana Cena thotë se është më mirë të legalizohet, pasi që njerëzit kanë mendim të gabuar për ata që e përdorin marihuanen dhe se i trajtojnë ata si kriminel.

“Ata që e kanë organizuar po ma merr mendja se nuk e kanë bërë për të pirë bari, marihuana këtu në mes të njerëzve, por për të ngritur debat, për të debatuar nëse duhet të legalizohet ose jo marihuana. Ndoshta më mirë do të kishte qenë të legalizohet, e do ishin qetësuar njerëzit, me dërgua në parlament ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë. Po të kishin pirë deputetët tanë do të kishin zgjedhur shumë më shumë probleme. Për mu nuk është çështje e rëndësishme nëse legalizohet ose jo, por, nëse këta njerëz që e kanë organizuar e shohin të nevojshme që duhet të debatohet për këtë, sepse mendoj që njerëzit kanë mendim tepër të gabuar për ata që pinë marihuana dhe unë njoh shumë njerëz që konsumojnë dhe janë shumë njerëz të mirë dhe nuk duhet t’i targetojmë dhe t’i trajtojmë si kriminelë”, tha Cena.

E Pëllumb Kosumi thotë se ata janë mbledhur sot për ta shijuar ditën me diell dhe për ta hequr stresin që e kanë pas gjatë ditës. Edhe ky mendon që marihuana duhet të legalizohet.

“Kemi dal qetu mu kënaq, me shiju diellin, ditën 4 e 20-shin. Ja kanë bë shumë ‘attending’ por nuk paska ardhur shumica. 4 e 20-shin e kuptoj që pas punës me ndezë ‘Joint’ me hekë stresin që e kem pas gjatë ditës. Sot jo se pe dimë qysh janë bërë gjërat këtu, e nuk po ka askund me krye dhe kemi mbet dhe po e humbin stresin me birra. Po, normal o vëlla, kërkunja keq s’po i bëjmë, secili për veti. Normal që kishim pas qejf me legalizua”, tha Kosumi.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, thotë se ky aksion është ndërmarrë nga policia pasi që organizimet e tilla, të cilat kanë pasur për qellim përdorimin e marihuanes janë të kundërligjshme në Kosovë dhe të sanksionuar në bazë të kodit penal.

“Ne si polici e Kosovës me kohë kemi përgatitur planet tona, për të shtuar një prezencë policore atje dhe për të bërë një kontroll në mënyrë që të parandalojmë përdorimin, posedimin, shitjen apo blerjen e substancave narkotike. Në bazë të informacioneve të cilat unë i kam nga zyrtarët policor të cilët janë duke i kryer kontrollet në pjesët e Gërmisë ku ka qenë e paraparë të mbahet ai manifestim, deri në këto momente kemi të ndaluar dhe të shoqëruar në stacion policor 8 persona, shtatë nga ta për përdorim të paligjshëm të substancave narkotike, kryesisht të sasive të vogla, nga një deri në 3 gram tek secili person dhe një person, i teti, i cili është gjetur nën posedim të një arme të ftohtë, apo mjeti të ftohtë në këtë rast një thikë”, tha Kelani.

Vlen të theksohet se në këtë organizim pati pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Kosovës, si nga Gjilani, Prizreni e të tjerë, ndërkaq, në faqen e hapur në Facebook për këtë ngjarje, pjesëmarrjen e kishin konfirmuar rreth 6 mijë persona.

Sigal Prishtina nesër e bindur në fitore

0

Krerët e Sigal Prishtinës në një konferencë për shtyp kanë bërë të ditur detajet e ndeshjes së parë finale të Ligës Ballkanike kundër Rilskit të Bullgarisë, takim ky që luhet nesër mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në 18 :30.

Kampionja e Kosovës në fuqi, luan për herë të parë në finalen e Ligës Ballkanike dhe prishtinasit janë në rrugë të mirë që të shkruajnë historinë e re të basketbollit.

Drejtuesit e bardh e kaltërve në konferencën për media, thanë se gjithçka është gati për këtë ndeshje të madhe e cila pritet të mbush palestrën si asnjëherë më parë.

Florian Miftari tregoi për çmimet dhe tha se do mundohen që në të ardhmen të rrisin kapacitetet për pjesëmarrje sa më të madhe.

Kryetari i klubit Blerand Stavileci tha se objektivi i Sigal Prishtinës që të fitojnë këtë ndeshje të rëndësishme për basketbollin kosovar.
“Kemi premtuar që basketbolli i Prishtinës në përgjithësi Prishtina dhe kosovarët do të iu mundësojmë që të mburren me modelin e organizimit por edhe të performancës sportive që do ta ketë klubi i basketbollit Sigal Prishtina, pra në një hark kohor prej 2 vitesh ne tashmë jemi finalist. Edhe atëherë kur kemi parashikuar Ligën Ballkanike kemi thënë se synojmë të jemi në vitin e parë në mesin e gjahstë më të mirave kemi hyrë ne finale-four kemi pësuar humbje në gjysme finale ndërkaq sivjet kemi shkuar edhe një hap më tutje duke u plasuar në finale të kësaj lige që do të thotë se minimumi epitetin e nën kampionit e kemi”, tha Stavileci.

Ndërkaq trajneri i Sigal Prishtinës Marian Ilievski ka thënë se qëllimi i tij dhe klubit është fitorja në Ligën Ballkanike.

Madje trajneri nga Maqedonia ka theksuar se është i lumtur që është pjesë e këtij klubi.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj familjeje, sepse bashkë e kemi ndërtuar këtë shpirt sportiv qe sa muaj. Jam shumë kënaqur që jam trajner i këtij ekipi, i cili ka ardhur deri në finalen e Ligës Ballkanike”, tha Ilievski.

Ilievski ka thënë se djemtë e Sigal-it janë të motivuar dhe të përgatitur për ta fituar këtë ndeshje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me shumë punë kemi arritur deri këtu,. Çdo herë unë dhe lojtarët e mi mendojmë vetëm për fitore dhe jo për humbje. Edhe nesër do të mundohemi që të realizojmë projektin e klubit tonë”, tha Ilievski.

Në konferencë kanë folur edhe kryetari i Plisave Albert Kastrati i cili nuk ka shpalosur planet e tifozërisë për ndeshjen e nesërme.

Edhe basketbollisti Edmond Azemi ka thënë se nesër do të dëshmojnë se Prishtina është ekipi më i mirë. Ai është optimist se së bashku edhe me përkrahjen e tifozëve nesër ndaj Rilskit do të triumfojnë.