Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet e Maqedonisë

0

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e policisë së Maqedonisë se sulmuesit e një pike policore afër kufirit erdhën nga ana e Kosovës.

Persona të armatosur dhe të maskuar sulmuan sot një pikë të largët të policisë kufitare pranë Kosovës, ndërsa zëdhënësi i policisë maqedonase tha se sulmuesit duket se erdhën nga Kosova dhe flisnin shqip.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se policia e Kosovës është njoftuar nga autoriteteve maqedonase për këtë incident.

Kelani thotë se organet kosovare nuk kanë vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

“Mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas”, tha zëdhënësi Kelani për mediat kosovare.

Prani e shtuar policore në brezin kufitar Maqedoni – Kosovë

0

Forca të mëdha policore po vazhdojnë të stacionohen në rajonin e Karadakut të Likovës pranë brezit kufitar me Kosovën.

Një konvoj policor të përbërë nga “xhipa” dhe “picgauerë” duke lëvizur në rajonin e Likovës. Fotografia është bë në afërsi të fshatit Sllupçan, deri sa konvoji ka lëvizur në drejtim të fshatit Likovë, prej nga shkohet deri në fshatin Goshincë, informon INA.

Policët kanë shqetësuar banorët e fshatit Likovë, ku me një shpejtësi të tepruar për pak sa nuk ka ardhur deri te një aksident me fëmijë në rrugë.

Forca të mëdha policore po vazhdojnë të stacionohen në rajonin e Karadakut të Likovës, pas incidentit të orëve të para mëngjesit.

Konvoje policore të njësive speciale kanë lëvizur në drejtim të Malësisë së Karadakut, në drejtim të fshatit Goshincë dhe përreth rripit kufitar me Kosovën. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi sot në konferencën për mediat se njësitet policore kanë shtuar masat e sigurisë dhe se po vazhdon operacioni në kërkim të rrëmbyesve të armatosur që ndërhynë sot në orët e para të mëngjesit në postën policore kufitare në fshatin Goshincë.

Përveç njësiteve policore, në këtë zonë janë edhe ekipe të OSBE dhe se ato po ndjekin situatën në terren. Njësitet policore megjithatë nuk kanë lejuar ekipet e gazetarëve që kanë tentuar të udhëtojnë drejt postës policore kufitare, aty ku siç thuhet 40 pjesëtarë të armatosur kanë ndërhyrë dhe kanë rrëmbyer katër policët e ndërrimit të natës, të cilët më pas janë lënë të lirë. Banorët kanë theksuar se janë të shqetësuar për praninë e shtuar policore dhe kalimet e shpeshta të mjeteve transportuese në këtë zonë.

Pastore: Ronaldo e Messi më të mirë se unë

0

Ditë më parë, legjenda e Manchester United, Eric Cantona pati deklaruar se Javier Pastore është lojtari më i mirë në botë, por ky i fundit ka reaguar duke thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në një nivel tjetër. ”Cantona ka mendimin e tij dhe unë e falenderoj për lëvdatat e tij. Megjithatë, unë nuk pajtohem me mendimin e tij. Nuk e krahasoj veten me më të mirët”. ”Cantona pëlqen futbollin dhe golat e mirë, por mendoj se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë lojtar të pabesueshëm”, përfundoi Pastore.

UÇG merr përsipër sulmin në stacionin policor në Gushincë

0

Portali informativ maqedonas “Fokus” dhe portale të tjera publikuan një komunikatë ku thuhet se përgjegjësinë për incidentin dhe sulmin e armatosur në postën policore në Gushincë e mori organizata radikale “Ushtria Çlirimtare e Gruevskit”.
“Sot me qëllim që të shpëtojmë zotëriun Gruevski nga sulmet që ndaj tij për çdo ditë i bën fshatari Zaev, dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit në tema krejtësisht tjera, ne të dëgjueshmit e ndershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Gruevskit kemi kryer sulmin ndaj stacionit policor në Goshincë, ku gjetëm disa njerëz të mbuluar me batanije të Armatës ish-jugosllave dhe pasi që i lidhëm duart, i morëm armët dhe i goditëm me pesë gjashtë shuplaka, një gjest për të cilin nuk shkohet në burg, por bëhet fjalë vetëm për vepër kundërvajtëse dhe jo penale”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e publikuar më tej thuhet se më tej askush nuk guxon të dëgjojë bombat e Zaevit në youtube, sepse do të arrestohet dhe do të përfundoj në hendek. /koha/

"Potencialet ekonomike në veri të Kosovës"

0

Gjatë një konference të organizuar të martën në veri të Mitrovicës dhe në kuadër të raportit “Potencialet ekonomike në veri të Kosovës”, Instituti Riinvest bashkë me Qendrën Rajonale të Mjedisit për Evropën qendrore e lindore, ka bërë një përshkrim të detajuar të profilit të bizneseve në veri.

Projekti që u diskutua gjatë kësaj konference është financuar nga zyra e BE-së, ndërsa kanë marrë pjesë Libor Chlad, zëvendës udhëheqës i operacioneve në Zyrën e BE-së, Alban Zogaj, Premton Hyseni nga Instituti Riinvest, përfaqësues të katër komunave të veriut të Kosovës etj.
Alban Zogaj nga Instituti Riinvest, ka bërë të ditur se me mbështetjen e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë u administrua një anketë me gjithsej 129 biznese në veri.

Sipas tij, raporti synon sigurimin e një përshkrimi të detajuar të profilit të bizneseve në veri, pastaj performancën, pritjet e shitjeve dhe parashikimet, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen bizneset, si dhe bashkëpunimin mes tyre.
“Duke mbuluar këto pika, janë paraqitur veprimtaritë aktuale dhe potencialet e bizneseve të veriut të Kosovës”, ka thënë mes tjerash Zogaj.
Ndërkaq, Libor Chald, foli më shumë për rëndësinë e projektit dhe të studimit.
Ai theksoi se qëllimi kryesor i projektit është mbështetja e gjenerimit të punësimit, e zhvillimit ekonomik dhe bizneseve, si dhe rritja e potencialeve konkuruese të bizneseve dhe agjentëve zhvillimor në veri të Kosovës, në mënyrë që të arrihet rritja e standardeve të jetesës për qytetarët e asaj pjese./Kp/

Jahjaga dekreton Lumezin Kryeprokuror

0

Aleksandër Lumezi është Kryeprokurori i ri i Kosovës, pasi e para e shtetit sapo e ka dekretuar atë në këtë pozitë.

Njoftimi është bërë sipas një postimi të shkurtër të presidentes Atifete Jahjaga në faqen e saj në Facebook.

“Dekretova z. Aleksandër Lumezi Kryeprokuror të Republikës së Kosovës. Na presin shumë punë për ta konsoliduar sundimin e ligjit prej të cilës varet e ardhmja e vendit tonë”, thuhet në këtë njoftim.

Korsetët të rrezikshme por prapë femrat s’heqin dorë

0

Ekspertët qysh në shekullin e 19-të kanë paralajmëruar për pasojat nga veshja e korsetëve. Femrat i kanë veshur ato edhe në shek. 20, madje edhe në mijëvjeçarin e tretë. Pasioni për ta nuk pushon, që nga detajet e modes deri në “mjet për hollim”, korsetët paraqesin mënyrë mbijetese.
Në fund të shekullit 19, ditari më i vjetër mjekësor “The Lancet” botoi dy artikuj “Death From Tight Lacing” dhe “Effects of Tight Lacing” të cilët nuk përmbajnë asnjë justifikim për veshjen e korsetëve.
Aty shkruan se veshja shumë e ngushtë bën shumë presion në organet e brendshme dhe paraqet rrezik për ta.
Kirurgu William Flower, në librin e tij “Fashion in Deformity” në faqen 85 përshkruan pasojat e zgjedhjeve të këqija të modes. Ai është përqëndruar veçnërisht në efektin negativ të korsetëve në procesin e frymëmarrjes. Një tjetër efekt negative nga veshja e korsetëve është se shkaktoni atrofi të muskujve.
Në vitin 1908, mjeku francez Ludovic O’Followell, në librin e tij “Le Corset” ka publikuar edhe inçizimet e rentgenit të femrave me korsete të shtrënguar. Inçizimet treguan qartë se korseti i bën presion shpinës dhe dëmton organet e brendshme.
Tregime rreth korsetëve ka vazhduar së shpejti edhe Arabella Kenai në drejtimt ë kundërshtarëve të saj. Megjithëse kjo nuk do i pëlqejë kundërshtarëve, por shumica e yjeve të Holivudit parapëlqejnë dhe thjeshtë adhurojnë korsetët.

Kim Kardashian ka përqafuar këtë lloj veshje, madje ka pohuar se korseti ka qenë ai që e ka ndihmuar të humbasë peshë dhe për të fituar një bel të hollë.

Jessica Alba i është bashkuar plejadës së adhuruesve të korsetit duke thënë se për të ishte një mjet magjik për humbjen e peshës.
Dyqanet e korsetëve lulëzojnë nëpër botë, në kampanjën e tyre i vihet theksi bukurisë dhe linjës trupore, e jo rahatisë dhe përshtatshmërisë në trup.

Bruksel: Rama përshëndetet me Vuçiqin(Foto)

0

Në samitin për Ballkanin që po mbahet sot në Bruksel në një vend janë takuar të gjithë liderët ballkanik. Kryeministri Isa Mustafa po merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, Edi Rama me stafin e tij por edhe Aleskander Vuçiq.

Madje një episod i veçantë ka ndodhur në mes të Edi Ramës dhe Ivica Daçiqit. Rama në një fotografi shihet sikur flet për dore dore me kryeministrin serb megjithëse më shumë duket të jetë një përshëndejte nga larg.

​Tre të arrestuar në Klinë

0

Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe posedim të paautorizuar të armës, janë arsyet që kanë quar deri tek arrestimi i B.B., A.B., dhe M.B. nga fshati Volljak i Klinës.

Këta tre të dyshuar janë arrestuar nga policia e Kosovës pranë stacionit policor në Klinë, gjatë implementimit të planit operativ “Kontrollimi i lokaleve”.

Njësia e hetimeve në koordinim edhe me prokurorin e shtetit gjatë bastisjes së një lokali kanë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale, 71.9 gramë marihuanë, një shkop të bejsbollit, një shufër metalike si dhe një thikë me këllëf.

Siç njofton policia se me datën 20/4/2015 janë intervistuar të dyshuarit në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit që të tre të dyshuarit e lartcekur lirohen në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet nga Njësiti antidrogë (DHTN)-Pejë./Kp/

Kinezët klonojnë VW “Bubën”

0

Prodhuesi i makinave elektrike VIDOEV ka zbuluar një makinë të ngjashme me Volkswagen Beetle pak ditë më parë, në panairin e makinave elektrike Shandong, por atë e kanë “rritur” pak duke e bërë me katër dyer.

Përveç kësaj, makina ka të gjitha veçoritë dalluese të Beetlet origjinal, nga linjat e trupit, çatinë harkore, parafangon e fryrë si dhe dritat rrumbullake, transmeton Koha.net. Madje edhe instrument-tabela është krejtësisht e ngjashme me dizajnin e modelit aktual Beetle.

VIDOEV prodhon vetëm makina elektrike me shpejtësi të vogël, ndërsa “China Car News” raporton se motori në këtë makinë ka vetëm 28 kuajfuqi dhe fuqizohet nga një bateri e lehtë, prandaj vështirë të besohet se do të mund t’ju çojë larg. Edhe motori është i vendosur në pjesën e prapme sikur e kishte Beetle origjinal.

Auto-industria kineze është e njohur për kopjimin e makinave të huaja. Edhe Chevrolet Colorado e Ford F-150 kanë shërbyer si inspirim për brendet lokale kineze, transmeton koha.net.

Volkswagen ende nuk ka komentuar në lidhje me këtë rast.

Nëse flasim për çmimin, duhet të ju tregojmë se një VW Beetle kushton rreth 32,000 dollarë në Kinë, ndërsa VIDOEV do të kushtojë 16,000 dollarë kur të del në shitje vitin e ardhshëm.