Array

"Potencialet ekonomike në veri të Kosovës"

Must Read

Manastir, protestë kundër brutalitetit të policisë

Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë. Kjo protestë nga manastirasit...

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas kanë humbur jetën 25 oficerë

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas në verilindje të vendit, në rajonin Harkov, humbën jetën të paktën...

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, ende pa e formuar Qeverinë jep dorëheqje

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, i cili e ndërmori detyrën për t’i ndihmuar vendit të ngrihet...
- Advertisement -

Gjatë një konference të organizuar të martën në veri të Mitrovicës dhe në kuadër të raportit “Potencialet ekonomike në veri të Kosovës”, Instituti Riinvest bashkë me Qendrën Rajonale të Mjedisit për Evropën qendrore e lindore, ka bërë një përshkrim të detajuar të profilit të bizneseve në veri.

Projekti që u diskutua gjatë kësaj konference është financuar nga zyra e BE-së, ndërsa kanë marrë pjesë Libor Chlad, zëvendës udhëheqës i operacioneve në Zyrën e BE-së, Alban Zogaj, Premton Hyseni nga Instituti Riinvest, përfaqësues të katër komunave të veriut të Kosovës etj.
Alban Zogaj nga Instituti Riinvest, ka bërë të ditur se me mbështetjen e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë u administrua një anketë me gjithsej 129 biznese në veri.

- Advertisement -

Sipas tij, raporti synon sigurimin e një përshkrimi të detajuar të profilit të bizneseve në veri, pastaj performancën, pritjet e shitjeve dhe parashikimet, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen bizneset, si dhe bashkëpunimin mes tyre.
“Duke mbuluar këto pika, janë paraqitur veprimtaritë aktuale dhe potencialet e bizneseve të veriut të Kosovës”, ka thënë mes tjerash Zogaj.
Ndërkaq, Libor Chald, foli më shumë për rëndësinë e projektit dhe të studimit.
Ai theksoi se qëllimi kryesor i projektit është mbështetja e gjenerimit të punësimit, e zhvillimit ekonomik dhe bizneseve, si dhe rritja e potencialeve konkuruese të bizneseve dhe agjentëve zhvillimor në veri të Kosovës, në mënyrë që të arrihet rritja e standardeve të jetesës për qytetarët e asaj pjese./Kp/

- Advertisement -

Manastir, protestë kundër brutalitetit të policisë

Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë. Kjo protestë nga manastirasit erdhi pasi që disa ditë...

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas kanë humbur jetën 25 oficerë

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas në verilindje të vendit, në rajonin Harkov, humbën jetën të paktën 25 persona, bënë të ditur...

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, ende pa e formuar Qeverinë jep dorëheqje

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, i cili e ndërmori detyrën për t’i ndihmuar vendit të ngrihet pas shpërthimit shkatërrues në gusht...

630 gjoba për mosmbajtjen e maskës gjatë 24 orëve të fundit

Në territorin e vendit tonë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 630 gjoba për mosmbajtjen e maskës, informojnë nga MPB.

Besimi – Sahakyan: Sistemi më i mirë për financat publike, më pak ekonomi informale dhe decentralizim fiskal

Fokusi i bashkëpunimit të Ministrisë së Financave me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në periudhën e ardhshme do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -