Array

Prani e shtuar policore në brezin kufitar Maqedoni – Kosovë

Must Read

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë...

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në...

Fushatë parazgjedhore e Trampit: Bajden do ta shkatërrojë Floridan, unë do ta shkatërroj virusin

Si pjesë e fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan Donald Tramp e vizitoi Karolinën Veriore dhe Floridan, disa nga...
- Advertisement -

Forca të mëdha policore po vazhdojnë të stacionohen në rajonin e Karadakut të Likovës pranë brezit kufitar me Kosovën.

Një konvoj policor të përbërë nga “xhipa” dhe “picgauerë” duke lëvizur në rajonin e Likovës. Fotografia është bë në afërsi të fshatit Sllupçan, deri sa konvoji ka lëvizur në drejtim të fshatit Likovë, prej nga shkohet deri në fshatin Goshincë, informon INA.

- Advertisement -

Policët kanë shqetësuar banorët e fshatit Likovë, ku me një shpejtësi të tepruar për pak sa nuk ka ardhur deri te një aksident me fëmijë në rrugë.

Forca të mëdha policore po vazhdojnë të stacionohen në rajonin e Karadakut të Likovës, pas incidentit të orëve të para mëngjesit.

- Advertisement -

Konvoje policore të njësive speciale kanë lëvizur në drejtim të Malësisë së Karadakut, në drejtim të fshatit Goshincë dhe përreth rripit kufitar me Kosovën. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi sot në konferencën për mediat se njësitet policore kanë shtuar masat e sigurisë dhe se po vazhdon operacioni në kërkim të rrëmbyesve të armatosur që ndërhynë sot në orët e para të mëngjesit në postën policore kufitare në fshatin Goshincë.

Përveç njësiteve policore, në këtë zonë janë edhe ekipe të OSBE dhe se ato po ndjekin situatën në terren. Njësitet policore megjithatë nuk kanë lejuar ekipet e gazetarëve që kanë tentuar të udhëtojnë drejt postës policore kufitare, aty ku siç thuhet 40 pjesëtarë të armatosur kanë ndërhyrë dhe kanë rrëmbyer katër policët e ndërrimit të natës, të cilët më pas janë lënë të lirë. Banorët kanë theksuar se janë të shqetësuar për praninë e shtuar policore dhe kalimet e shpeshta të mjeteve transportuese në këtë zonë.

- Advertisement -

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut...

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në një video në rrjetet sociale,...

Fushatë parazgjedhore e Trampit: Bajden do ta shkatërrojë Floridan, unë do ta shkatërroj virusin

Si pjesë e fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan Donald Tramp e vizitoi Karolinën Veriore dhe Floridan, disa nga shtetet ku si rezultat i...

Thaçi: Do të jap dorëheqje nëse ngritët aktakuzë nga Gjykata Speciale për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se në momentin që Dhomat e Specializuara për Kosovën, përkatësisht Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës...

Drosten: Pandemia në të vërtetë do të fillojë tani

Epidemiologu kryesor gjerman Kristian Drosten, në një fjalim në Konferencën botërore të shëndetit në Berlin, paralajmëroi për kremtimin e parakohshëm të suksesit...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -