Ndërsa një nismë e një organizate joqeveritare në Beograd ka dalë të jetë një “tollumbace”, rrugëve të saj është nisur një organizatë joqeveritare nga Kosova që ta sjellë kryeministrin serb në Kosovës.
Lëvizja ‘Fol’ e ka ftuar Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në forumin ‘Fol Hapur’, në Prishtinë.
Thuhet se FOL i ka thënë Vuçiqit se po e fton atë në funksion të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal në frymën e integrimit në BE, raporton KTV.
“Gjithashtu në funksion të reflektimit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, Lëvizja FOL ju fton të flisni në Forumin FOL Hapur që e kemi iniciuar intensivisht vitin e kaluar. Kosova dhe Serbia, si dy shtete fqinje e ndërkombëtarisht janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dy shoqërive. Prandaj, besojmë se është kruciale dhe e nevojshme që të ketë bashkëpunim në fusha të ndryshme jo vetëm në nivelin politik dhe institucional siç ka qenë deri tash”, thuhet në ftesën e Lëvizjes FOL të nënshkruar nga drejtori i saj ekzekutiv, Petrit Zogaj,
Besohet se edhe kjo ftesë do ta ketë fatin e njejtë si ftesa për Thacin në Beograd.
