No passaran për Thaçin në Beograd

TË FUNDIT

Organizata joqeveritare serbe, Këshilli Rinor për Arsim, ka tërhequr ftesën për Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi, si dhe atyre të Bosnjës dhe Maqedonisë, për konferencën rajonale, e paraparë të mbahet më 24 prill, në Beograd.

Organizatorët kanë thënë se janë përballur me “kërcënime dhe presione të forta politike”.

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar arrestimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në rast të vizitës në Beograd.

Kjo, sipas tyre, do të bazohej në vendimin e gjykatës serbe të vitit 1997, e cila kishte dënuar Thaçin me 10 vjet burgim për shkak të “terrorizmit”.

Ndërkohë Politiko.net shkruan se e ka siguruar letrën Që ka mberritur në Qeverinë e Kosovës me të cilën paralajmërohet Thaci se do té arrestohej po té shkonte ne Serbi.

Në letrën që e ka dërguar Dejan Pavicevic, Oficer i Zyrës Ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, të cilën e ka siguruar Politiko.net, thuhet se Hashim Thaçi do të ndalohet në kontaktin e parë me ndonjë agjenci te ligjit e zbatimit të Republikës së Serbisë dhe ai do të dërgohet para Gjykatës Kompetente të Ligjit.

“Lidhur me kërkesën për vizitën e z. Thaçi dhe delegacionin e tij në Beograd me 24 prill 2015, është detyra ime t’ju informoj se z. Thaçi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dhe u dënua me 10 vjet burg më 11 korrik 1997. Ky vendim u konfirmua nga Gjykata e Lartë e Serbisë më 12 mars 1999″.

“Duke marrë në konsideratë sistemin juridik të Republikës së Serbisë dhe faktin se verdikti i z. Thaçi është në fuqi të plotë juridike, detyra ime është që t’ju informoj se z.Thaçi, në përputhje me rrethanat, do të ndalohet në kontaktin e parë me ndonjë agjenci të ligjit e zbatimit të Republikës së Serbisë dhe ta sjellin para Gjykatës Kompetente të Ligjit”, thuhet në letrën e Pavicevic, të cilën e sjell Politiko.net.

ZëvendësKryeministri Hashim Thaçi ishte ftuar të marrë pjesë në konferencën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: së bashku mund të bëjmë edhe më mirë”, organizuar nga OJQ “Komiteti i Edukimit të të Rinjve”. Ai, në parim, kishte thënë “po”, por për realizimin ose jo të kësaj vizite ishte kërkuar përgjigje nga nikoqirët.