Kushtetuesja e Supremja shkëmbejnë përvoja me Malin e Zi

TË FUNDIT

 Të martën dhe të mërkurën (21-22 prill), Gjykata Kushtetuese në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar (IRZ),në Budvë të Malit të Zi, organizon punëtorinë në temën : “Inkurajimi i referimit të kërkesave nga Gjykata Supreme dhe gjykatat e tjera të rregullta të Republikës së Kosovës”

Ky bashkëpunim ka për qëllim shkëmbimin e mëtejmë të përvojave të gjyqtarëve të të dy gjykatave përkitazi me parashtrimin e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Punëtoria organizohet në vazhdën e takimeve të rregullta dhe të bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.

Folës dhe moderatorë të punëtorisë, e cila do të mbahet në Budvë të Malit të Zi, do të jenë Prof. dr. Ulrich Karpen, profesor dhe dekan i Departamentit të së Drejtës publike dhe i Shkencave Politike në Universitetin e Hamburgut, dhe Prof. dr. Matthias Hartwig, profesor i së Drejtës kushtetuese në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani./21MEDIA