Pas shumë spekulimesh, e pasi ka nxitur kureshtjen e shumë njerëzve, Sony më në fund ka prezantuar telefonin e saj inteligjent, Xperia Z4.
Telefoni ka dizajnin OmniBalance me trup 6.9mm të hollë dhe anësore prej metali. Ashtu si paraardhësi i tij, edhe Xperia Z4 ka marrë certifikimin IP68, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.
Sony Xperia Z4 përmban ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë Quad HD. Ai fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit dhe me tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD. Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.
Në anën e pasme ka kamerë 20.7 megapikselë me sensorin e imazheve Exmor RS së bashku me motorin e përpunimit të imazheve BIONZ. Telefoni është i pajisur me Lentat G me hapje 1/2.3 inç. Kamera ofron mbështetje për opsionet HDR të imazheve si dhe veçorinë ‘Cooking Mode’ për t’i shkrepur foto ushqimit. Kamera frontale është 5 megapikselë me sensorin Exmor R. Xperia Z4 përmban bateri të palëvizshme me kapacitet 2,930 mAh dhe peshon 144 gramë.