Gjermania ka nevojë për “imigrantë të talentuar”

TË FUNDIT

Në kuadër të debatit kombëtar për imigracionin në Gjermani, i nxitur si nga protestat anti-islamike në vend, ashtu edhe nga mbytja e qindra imigrantëve në Detin Mesdhe, ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Mazier, hërë po kërkon hapjen e vendit për imigrantët e ri, e herë po kërkon përpjekje të shtuara ndërkombëtare, për të ndalur valën e tyre.
Ideja e De Mazierit është që vendi të pranoi imigrantë në ato profesione, në të cilat nuk ka punëtorë të mjaftueshëm gjermanë.
Ai deklaroi se Gjermania duhet të reklamohet në ato shtete, nga të cilat Berlini dëshiron të pranojë imigrantë. Në mesin e tyre siç duket nuk janë shtetet nga Ballkani, ngase De Mazier ka kërkuar shtimin e përpjekjeve ndërkombëtare, për të ndalur valën e azilkërkuesve nga shtetet e Evropës Juglindore.
Sipas fjalëve të tij, vetëm në çerekun e parë të këtij viti pothuajse gjysma e personave të regjistruar, që kanë kërkuar azil në Gjermani, janë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.21 Media