Barcelona e ka “viktimizuar” edhe Valencian, duke e mposhtur sot në “Camp Nou”, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës spanjolle.
Skuadra katalonase edhe në duel me Valencian ka treguar lojë mjaft të mirë, duke marrë edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
“Blaugranat” e kanë kontrolluar shumicën e lojës, ndërsa ishte Luis Suarez, në minutën e parë kalojë në epërsi nikoqirët prej 1-0, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, super ylli Lionel Messi shënoi golin e dytë për Barçën, dhe me këtë gol argjentinasi prek edhe një rekord pasi arrin në kuotën e 400 golave në fanellën e Barcelonës.
Edhe skuadra mysafirë kishte raste të barazojë rezultatin, sidomos në minutën e 10-të, kur nga pika e bardhë dështoi Daniel Parejo.
Në radhët e Valencias edhe në këtë ndeshje titullar ishte mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u “zverdhë” në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitore, Barcelona forcon kreun e tabelës më 78 pikë, pesë më shumë së Real Madridi, e cila sonte luan kundër Malagas.
