Ambasadorja amerikane Trejsi Xhejkobson mori pjesë sot në përurimin e objektit të restauruar të venarisë së vjetër në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit. Ajo u shpreh e kënaqur me bashkpunimin që ambasada ka patur me komunën dhe komunitetin këtu.
“Jam shumë e lumtur që po përurojmë projektin e fundit dhe të vazhdueshëm në Hoqën e Madhe. Per 14 vite ne kemi investuar afër 500 mijë dollarë, ne trashigiminë kulturore të këtij vendi të vogël por mjaftë të pasur, duke përfshirë restaurimin e kishës së Shën Jovanit dhe Shën Stefanit. Sot po përurojmë edhe zyrtarisht qendrën e re ku njerëzit mund të mblidhen dhe të mësojnë për historinë e Hoqës së Madhe, dhe të mësojnë një nga gjërat më të preferuara të miat që është vera. Jamë e lumtur të them që kemi pasur një bashkpunim të mirë dhe të gjatë me komunën e Rahovecit me kryetarin dhe nënkryetarin në veqanti. Veqanërisht jam e lumtur për fillimin e implementimit të ligjit për Hoqën e Madhe. Kam qenë këtu jo vetëm si ambasadore por gjithashtu edhe si turiste. Është tërësisht një vend i veqant dhe meriton përkujdesjen dhe vëmendjen përsa I përket ruajtjes se trashigimisë kulturore”, ka thene me kete rast Trejsi Xhejkobson, amasadore e SHBA-së në Kosovë.
Restaurimi i këtij objekti ka kushtuar rreth 190 mijë dollarë ndërsa projekti është implementuar nga CHWB-ja./21 Media/
