Mexhiti: Agon Ferati dhe Jeton Shasivari emra që duhet dhënë mundësi, por ende asgjë konkrete!

TË FUNDIT

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21 u pyet rreth emrave të Agon Feratit dhe Jeton Shasivarit si dy ministra të mundshëm që pritet të zgjidhen në qeverinë e re. Mexhiti tha se si Ferati ashtu edhe Shasivari janë gjeneratë e re dhe ja vlen të kenë shansin, por ende nuk ka asgjë përfundimtare, pasi që siç shtoi Mexhiti bisedimet ende nuk janë përmbyllur në tërësi.