Rrënqethëse ! " E dëgjoja duke qarë bebën por s'mund të bëja asgjë "

0

Nëna e një bebeje, që u shpëtua pasi kishte 22 orë në rrënoja, ka rrëfyer gëzimin e përjetuar.
Bebja 5-muajshe Sonit Awal mbeti në rrënojat e shtëpisë kur një tërmet i fuqishëm goditi Nepalin.
Nëna e dëgjonte të qarën e bebes, por nuk e ndihmonte.

Sot Rasmila Awal falenderoi Zotin dhe ekipet e shpëtimit për këtë mrekulli.
“E dëgjoja duke qarë dhe nuk bëja dot asgjë. Nuk haja, nuk flija”, tha ajo.
Forcat ushtarake për fat e shpëtuan pa ndonjë plagë beben.

bebaa

Herë ka herë s’ka protestë

0

Shoqata e të Verbërve të Kosovës e cila në mëngjesin e sotëm kishte paralajmëruar protestë për nesër, tani doli më një komunikatë për media ku thuhet se u anulua protesta e paralajmëruar për 1 maj.

Ata nuk bëjnë të ditur arsyet vetëm theksuan anulimin e saj.

“Shoqata e të Verbërve të Kosovës stafi i saj udhëheqës pas një analizë që bëri erdh në përfundim se : Anulohet protesta e organizuar per ditën e nesërme” thuhet në komunikatë. / 21 MEDIA

Linku ku ishte paralajmruar protesta

Edhe Sindikata e Shëndetësisë kërcënon me grevë

0

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një letre të hapur drejtuar Ministrit të Financave Avdullah Hoti, kanë kërkuar të përmbushjen e të drejtave të garantuar me Kushtetutë për kontrata kolektive, konkretisht çështjes së pagesës së përvojës së punës së punëtorëve, përndryshe paralajmërojnë se do të ndërruarin ‘masa të rrepta’.

“Ne iu kemi qëndruar besnik fjalëve tona dhe me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend kemi pranuar që të bisedojmë dhe të negociojmë në vend se të protestojmë dhe të mbajmë grevë, por, si duke kjo Qeveri dhe ju si Ministër i saj më shumë e doni gjuhën e kërcënimit dhe trazirat sesa gjuhën e dialogut për zgjidhjen e çështjeve konkrete”, thuhet në letrën e Sindikatës së Shëndetësisë.

Sindikata e Shëndetësisë thekson së po behën ndarësi në mes të dy shtyllave më të mëdha të punonjësve të sektorit publik, duke vënë theksin tek kolegët e tyre të sektorit të arsimit.

Sipas thotë kjo Sindikate, kanë informacione burimore se të gjitha përgatitjet ne lidhje me pagesën e përvojës ne pune për punëtoret ne sektorin e shëndetësisë kane përfunduar por mungon vullneti politik i ministrit dhe i Qeverisë për aprovimin e pagesës.

Andaj kjo sipas tyre do t’i shtyj ata të hynë në grevë.“Andaj, ne do të përdorim të njëjtën gjuhë të veprimit te kolegëve tanë sindikal duke i ndërmarr masat më të rrepta sindikale dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen e qëllimit tonë respektivisht realizimit të së drejtës te garantuar me Kushtetutë,ligje dhe konventa ndërkombëtare” thuhet në përfundim të kësaj letre të hapur. / 21MEDIA

Cili është ushqimi më i mirë për dhëmbët tuaj?

0

Këtu nuk mund të gjeni ushqim të ëmbël po më siguri se hulumtimi i ca ushqimeve do t’iu befasojë!

Rrushi i thatë

Për shkak se rrushi i thatë përmban sheqer dhe është ngjitës për dhëmbët tuaj,ju zakonisht mendoni se është i dëmshëm por por studimet e fundit thonë të kundërten.Është vërtetuar se rrushi i thatë  nuk ndikon në pH e gojës , kjo rezulton se nuk nuk dëmton dhëmbët . Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se nuk mbetet në dhëmbë  gjatë përtypjes .

Çaji i Zi

Për çajin e zi thonë se është i dëmshëm për dhëmbët pasi që mund t’ua ndrysojë ngjyren e dhëmbëve tuaj ,megjithatë, edhe këtu ka përjashtim,hulumtimi ka treguar se njerëzit të cilët konsumojnë çaj të zi  kanë më pak gurë në dhëmbë,ku me këtë cilësohet si akumulues i gurëve të dhëmbëve .

Qumështi

Cilësohet si një nga ushqimet më të mira për kujdesin e higjienës orale . Qumështi është i pasur me kalcium , i cili forcon kockat dhe dhëmbët , të dhënat e fundit na tregojnë se me sukses në lufton kundër prishjes së dhëmbëve .

Çamçakëz pa sheqer

Zakonisht nuk është e mirë për dhëmbët tuaj , por kur ajo është e pa sheqer,është krejtësisht e kundërta. Çamçakëzi është i mirë për të marrë pas ngrënies . Çamçakëz pa sheqer stimulon prodhimin e pështymës , e cila është e mirë , duke pasur parasysh se kjo është një mbrojtje natyrale kundër problemeve të dhëmbëve . Pra mbani mend , çamçakëz , po, por vetëm ate pa sheqer !

 

 

 

" Edhe Kosova, burim i luftëtarëve të huaj "

0

Ballkani Perëndimor është një burim thelbësor i luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak, veçanërisht kur merret parasysh proporcioni për kokë banori në raport me popullatën”, ka thënë Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.

Këto komente zyrtari amerikan i ka bërë gjatë një dëgjimi të mbajtur më 29 prill në Komitetin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë, mbi Ballkanin Perëndimor.

Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, janë posaçërisht vende të shquara burimi. Individë të caktuar janë duke u radikalizuar dhe motivuar për të luftuar në Siri dhe Irak nga një numër faktorësh”.

SBASHK: Kryeministër ndale Hotin

0

Sindikata e Arsimit deklaron se edhe gjatë ditës së sotme më shumë se 90% e shkollave u janë përgjigjur pozitivisht grevës si dhe 14 njësi akademike sipas kryetarit të Sindikatës e kanë konfirmuar grevën. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Sindikata që ai udhëheq nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga greva. 

“Mësimdhënësit pa i parë llogaritë e tyre me paga, nuk heqin dorë”, Jasharaj i ka deklaruar Indeksonline-it. Ai ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mblidhet gjatë ditës për të diskutuar për hapat e mëtejmë.

Ndërsa lidhur më deklaratë e Ministrit të Financave Avdullah Hoti, i cili tha që ditët e grevës nuk do të paguhen,  Jasharaj i quajtu shokuese.“Unë po them se deklarata e tij, është shkuese, ngase ministri Hoti, me fajin e tij dhe kabinetit të tij ka ardhur deri te kjo situatë që jemi sot. Ata kanë pas kohë së paku kohë të mjaftueshme që të punojnë e jo ditët e fundit. Listat që pretendon ministri Hoti dhe të tjerët, mësimdhënësit në shkolla nuk i kanë”, tha ai.

Kreu i SBASHK-ut, thotë se ata do të ankohen edhe tek ndërkombëtarët, madje ai pret që vërejtjen ministrit në fjalë të ia tërheq edhe vet Kryeministri për këtë presion.“Unë që nesër do ta njoftoj Edukimin Internacional, që ka mbi 30 milionë anëtarë, dhe do ta konsideroj këtë si presion të pa drejtë, sepse greva nuk mund të thyhet në këtë mënyrë. Dhe Hoti po harron se të njëjtit mësimdhënës të cilët i kërcënon, në vitet e 90-ta, kanë punuar pa asnjë para. I mbetet Kryeministrit që ta thërras z. Hotin që ta ndal Hotin kundër SBASHK-ut”, tha ai.

Rrahman Jasharaj në fund ka theksuar se në këtë situatë, do të ketë grevë edhe gjatë ditëve në vazhdim./ 21 MEDIA

Çertifikohen mbi 150 ushtarë të rinj

0

Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas nëntë javë trajnime intensive iu bashkuan sot edhe 155 ushtarë të rinj. Ceremonia e çertifikimit të tyre u bë në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj.

Ministri i FSK-së Haki Demolli, u tha ushtarëve të rinj se ata po certifikohen në një moment të rëndësishëm të ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse të shtetit të Kosovës. Demolli, foli edhe për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur  duke thënë se: një transformim i tillë sjell mision dhe perspektivë të re për të gjithë, e veçanërisht ka mundësi të mëdha për zhvillimin e karrierës së ushtarëve.

Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama,kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së që në mënyrë të vazhdueshme të punojnë drejt zhvillimit profesional dhe përgatitjes, sipas tij kjo e lehtëson transformimin e FSK-së në FAK.

“I’m alive", versionin shqip e ndjej më shumë”

0

“Varianti në shqip i këngës “I’m alive” do të publikohet ditët në vazhdim. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të publikohet edhe versioni në gjuhën shqipe, pasi e ndjej më shumë sesa atë në anglisht. Kënga është e njëjta, ndryshon vetëm gjuha. Një këngë pop për veten, gruan dhe pasionet e saj, me të cilën ka prekur zemrat e publikut që tani”është shprehur Elhaida Dani në një intervistë për gzetën “Panorama” ajo thotë që ndihet e plotësuar me “I’m alive”, përderisa ende pa dalë në skenë në “Eurosong” ka marrë mjaft vota nga publiku dhe ka bërë shumë fansa për vete

Se sa e pret fitoren Elhaida Dani,pasi qe është më e klikuara ajo shtoi “Pres të jap më të mirën e ta shijoj deri në fund këtë eksperiencë, cilido qoftë rezultati. Dua të dal kryelartë”.

 

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Zija Nukës

0

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin si kryes të mundshëm të vrasjes se të riut Zija Nuka, që kishte ndodhur tri javë më parë në Gjakovë, në lagjen “Ali Ibra”. 

Në një komunikatë të policisë rajonale në Gjakovë thuhet se të arrestuarit janë Y.K. (25 vjeçar) dhe L.N. (19 vjeçar) dë të dy nga Gjakova të komunitetit ashkali, ndërsa një person i tretë është në kërkim.

“Duke u bazuar në prova materiale prokurori publik i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh dhe Policia ka ngritur kallëzim penal kundër tyre për vrasje të rëndë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Gjilani e nisë "Javen e Europës"

0

Zyra për Integrime Evropiane e komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci sot ka organizuar një trajnim për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët me qëllim që të pajisen me më shumë njohuri rreth migrimit ilegal dhe liberalizimit të vizave, me anë të këtyre aktiviteteve Gjilani shënonë fillimin e “Javës së Europës”.

Burim Elezi, Zyrtar për Integrime Evropiane të Komunës së Gjilanit, i cili e ka hapur zyrtarisht “Javën e Europës” ka thënë se “Lutfi Haziri i ka vënë në prioritet proceset integruese. Ky trajnim, ka për qëllim që ju të pajiseni me më shumë njohuri rreth migrimit ilegal dhe liberalizimit që është ëndërr e kosovarëve, hapë sot “Javën e Evropës” në Gjilan”, ka thënë Elezi përmes një njoftimi për media.

Më tej në këtë komunikatë thuhet se është një ditë e veçantë për Kosovën sepse pikërisht sot Kosova nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE, duke shtuar se ky është hapi më i rëndësishëm për një vend që aspiron familjen evropiane.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Selim Daku nga Qendra Kosovare për Diplomaci, sikurse edhe Valdrin Halimi, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal.

Në kuadër të “Javës së Europës” më 4 maj do të mbahet ligjëratë me nxënësit e shkollave të mesme nga Asociacioni Kosova Ansambël nga Franca me ligjërues Ilir Mustafën, gjithashtu, më 5 maj do të mbahet një ligjëratë e njëjtë me shërbyesit civil të Komunës së Gjilanit, ndërsa më 8 maj “Java e Europës” përmbyllet me konferencën “Migrimi Ilegal, Liberalizimi”, e cila mbahet në Universitetin “Kadri Zeka”, thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë