Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një letre të hapur drejtuar Ministrit të Financave Avdullah Hoti, kanë kërkuar të përmbushjen e të drejtave të garantuar me Kushtetutë për kontrata kolektive, konkretisht çështjes së pagesës së përvojës së punës së punëtorëve, përndryshe paralajmërojnë se do të ndërruarin ‘masa të rrepta’.
“Ne iu kemi qëndruar besnik fjalëve tona dhe me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend kemi pranuar që të bisedojmë dhe të negociojmë në vend se të protestojmë dhe të mbajmë grevë, por, si duke kjo Qeveri dhe ju si Ministër i saj më shumë e doni gjuhën e kërcënimit dhe trazirat sesa gjuhën e dialogut për zgjidhjen e çështjeve konkrete”, thuhet në letrën e Sindikatës së Shëndetësisë.
Sindikata e Shëndetësisë thekson së po behën ndarësi në mes të dy shtyllave më të mëdha të punonjësve të sektorit publik, duke vënë theksin tek kolegët e tyre të sektorit të arsimit.
Sipas thotë kjo Sindikate, kanë informacione burimore se të gjitha përgatitjet ne lidhje me pagesën e përvojës ne pune për punëtoret ne sektorin e shëndetësisë kane përfunduar por mungon vullneti politik i ministrit dhe i Qeverisë për aprovimin e pagesës.
Andaj kjo sipas tyre do t’i shtyj ata të hynë në grevë.“Andaj, ne do të përdorim të njëjtën gjuhë të veprimit te kolegëve tanë sindikal duke i ndërmarr masat më të rrepta sindikale dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen e qëllimit tonë respektivisht realizimit të së drejtës te garantuar me Kushtetutë,ligje dhe konventa ndërkombëtare” thuhet në përfundim të kësaj letre të hapur. / 21MEDIA
